Jo një por një super album po vjen nga David Dreshaj, mësoni risitë

175
Processed with VSCO with a4 preset

Jo një por një super album po vjen nga David Dreshaj, mësoni risitë

Ai është një artist që brenda një kohë mjaft të shkurtër u pëlqye mjaft e secilën këngë që e solli ju përkushtua shumë e në secilin projekt mori miliona klikime, e të gjitha ishin hite të çdo stine që ato publikoheshin. E nëse do t’i kujtojmë vetëm disa nga ato si psh. “Ta fala”, “Ana”, “Asaj”, ” Do dashni” e të tjera ju menjëherë do ta kuptoni se fjala është për këngëtarin David Dreshaj.

Ne mësojmë se ai gjatë këtyre ditëve ndodhet në studion e producentit Darko Dimitrov e ku do të sjellë si dhuratë për ndjekësit e tij e ata që e duan muzikën e tij një mini album special ku aty do të ketë 6 këngë në gjuhën angleze ( Cover) si Chrismtas Ep ( Këngë të njohura) por në zërin e ëmbël dhe stilin e tij si dhe një këngë do të jetë në gjuhën shqipe e re.

Produksioni, mix master dhe rregjistrimi dhe aranzhmani po punohen nga producenti Dimitrov e ku Davidi vjen tashmë me këtë album të parë si artist i kompletuar, këngëtar e muzikant. Gjithashtu mësojmë se ku projekt mjaft i mirëmenduar i artistit do të publikohet nga fillimi i muajit Dhjetor që i përshtatet si muaj festash edhe albumit apo ta themi me plot gojën një Big Project që do ta vulosë edhe më shumë në karrierën e tij muzikore ku deri tani ka publikuar 9 këngë e me 7 të albumit realizohen 16 e këto brenda një kohë të shkurtër prej 2 vite e gjysëm. E ne jemi në pritje të këtij projekti gjigand të David Dreshaj.