Jorida Tabaku: 276 milionë euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët!

83

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka ngritur zërin sot për borxhin e fshehur prej miliona eurosh të marra nga qeveria, përdorur për interesa elektorale.

“276 milionë euro të tjera borxh i fshehur për shqiptarët! –shkruan Tabaku në rrjetet sociale. –  Një provë e qartë e abuzimeve dhe vjedhjes së Buxhetit për interesa elektorale.

Janë 78 miliardë lekë të tenderuara kur në Buxhet u vendosën 66 miliardë lekë për vitin 2021. Për rrjedhojë, janë 276 milionë euro borxh i fshehur dhe abuzime me fushatën e rindërtimit për të blerë zgjedhjet me paratë e Buxhetit.

Rritja e kostove me 276 milionë euro përkthehet në kontrata rindërtimi të pastudiuara dhe miratuara më parë, për rrjedhojë qeveria ku ka pasur interes ka vendosur të rindërtojë një shtëpi me lekët e shqiptarëve për interesin e zgjedhjeve lokale.

Për rrjedhojë, qytetarëve i është rritur borxhi për të paguar ndërkohë që qeveria me lekët e tyre ka paguar blerjen e votave për interesa elektorale. Kontrata të dhuruara në kundërshtim me çdo ligj dhe dëshmi e asaj që është një krim elektoral me pasoja fatale për demokracinë tonë dhe buxhetin. Një krim i dyfishtë që meriton ndëshkim!” – ka përfunduar Tabaku.