Ju Kujtohet Mimoza Llastica? Nuk Do E Besoni Si Duket Ajo Sot

182

Mimoza është një vajzë e vogël kry eneçe dhe e përkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar.

Ajo ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dë bon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën.E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tij të ëmbël arriti ta bindë e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saj dhe ndryshoi shumë.

Kjo ishte pak a shumë historia e Mimozës, dhe mbase jo gjithkush e di qe emri i saj i vertetë është Zhaklina Dhimojani.

E larguar që në vitin 1990 nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën llastice qe ajo interpretonte në një prej filmave më të dashur shqiptarë.

Kjo është Mimoza tani dhe askush nuk do e besonte tani që ajo i ka kaluar të pesedhjetat. Aktorja Zhaklina Dhimojani, sot jeton në Bern të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa.

Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër

Aktorja Zhaklina Dhimojani dhuron respiratorë për spitalin “Shefqet Ndroqi”  - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Mimoza llastica (1973)

Zhaklina, një fytyrë e bukur dhe një emër i respektuar

It was once a luster, today Mimoza is a super star

Mimoza llastica (1973) - Photo Gallery - IMDb

Mimoza llastica (1973) - Photo Gallery - IMDb