Ju prezantojmë Adea Shabanaj që ia thotë ëmbël potpurisë popullore

332

Ju prezantojmë Adea Shabanaj që ia thotë ëmbël potpurisë popullor

Një super potpuri popullore sapo e ka sjellë këngëtarja Adea Shabanaj, që besoj do të këndohet e dëgjohet në të gjitha ahenxhet shqiptare. Adea ia thotë mjaft bukur këngës shqipe duke ditur se është lindur dhe rritur në Norvegji ku edhe jeton, ndërsa origjina e saj është Peja. Nuk është e panjohur pasi ajo njihet me coverat mjaft të bukur që ajo i ka kënduar që në vitin 2020 e ku një vit më pas solli projektin e saj të parë. Kjo potpuri që do keni mundësi ta ndiqni dhe në linkun poshtë është projekti i saj i 8-të me rradhë. E ëmbla Adea ka bashkëpunuar me Nexhi Vuniqi i cili ka orkestruar potpurinë, e video realizuar e përshtatur bukur nga EdiEntertainment e veshja nga Salloni Nusërie ZK.

Vajza sapo është diplomuar në drejtimin Ekonomi dhe Administratë Biznesi, e muzikës që po i ecën mjaft mirë thotë që e ka vetëm hobi për momentin. Ajo ka mjaft ftesa gjatë verës nëpër ahengje familjare, dasma e kanagjeqe, ndërsa po mendon ndoshta dhe një projekt të ri deri në fund të verës.