Ju prezantojmë artistin Durrki me projektin e ri “Unë dhe ti”
Ai që kur ishte 13 vjeç pëlqente muzikën dhe krijonte, por ka 10 vite që e mori më seriozisht e pas shkëputjes 5 vjeçare ai është rikthyer fort. Projekti i tij më i ri muzikor është një remake e ardhur mjaft bukur me titull “Unë dhe ti” që kur e dëgjon e ka zili dhe vetë origjinali i kënduar nga Pirro Cako. Po flasim për këngëtarin Durim Morina, apo siç njihet në art si Durrki i cili muzikën e ka në shpirt e nuk e ndërron me asgjë.
Ai bashkëpunëtorët i ka të vjetër e besnikë, producenti i këngës është Arbnor Isufi dhe video punuar nga miku i tij Enis Nishori e ndërsa ai thotë se : ” Nuk je artist nëse nuk i shkruan vetë këngët”, e tregon se për tekstin është kujdesur vetë ai.
Durrki na ka treguar se vetëm një numër i vogël e kanë përkrahur dhe për ata ka falenderime si: Klepto, Don Phenom, Meriton Mjekiqi e disa të tjerë, pa harruar se përkrahjen e madhe e ka nga familja, rrethi i ngushtë dhe miqtë e tij. E nëse do të donte të kishte një duet me ndonjë artist ai do të ishte patjetër Mc Kresha, pasi në hapat e tij e sheh veten me këngë që mbeten gjatë.
E nëse jeni kureshtarë të dini se nga vjen nofka e tij Durrki, pas saj fshihet pseudonimi i vënë nga babgjyshi i ndjerë e që do ta mbajë tërë jetën. Durrki ka zgjedhur të jetojë pak larg qytetit në Obiliq, por veprimtaria e tij realizohet në kryeqytet ndërsa thotë se ishte banor i lagjes Dardania aty ku u lindën dhe u rriten talentë si : Ledri Vula,Nora dhe Era Istrefi, Onat. Ia vlen ta ndiqni e ta klikoni projektin e tij më të ri në linkun më poshtë.