Ju prezantojmë dy djemtë kampionë të artistit Flori Lloga

362

Ka shumë vite që artisti i njohur Flori Lloga e ka vendosur jetën përtej oqeanit e i rrethuar me lumturinë e familjes së tij. Por në familjen e tij nuk ka vetëm muzikë ka edhe arte të tjera madje mësojmë se tashmë atë e thërrasin babain e kampionëve.

Ne mësojmë se djali i tij i dytë Korabi është një artist në kuzhinë ku falë pasionit që ka ai lënë pa fjalë të gjithë të huajt ndërsa punon në lokalin e njohur e familjar Bella’Gio në Cheshire CT. Por le të nisim nga djali i madh i artistit i cili e drejton dhe është kuzhinieri kryesor Kelmendi ku ka dhe diplomë nga Insituti i njohur Johnson & Wells në USA. Por ky ambient shumë o frekuentuar nën drejtimin e shqiptarëve ka baristin më të voglin e shtëpisë djalin tjetër të Florit, Kastriotin 17 vjeçar. Kur artisti i njohur i sheh fëmijët e tij me këtë pasion të madh por shumë të pëlqyer nga të gjithë, ai habitet ku psh. ka dashur që Korabi të ishte një doktor por jo ai sot është mjeshtër në kombinimet e pijeve në biznesin e tyre familjar.

Tashmë Korabi është mjaft i njohur për pijet e tij dhe mund të themi pa frikë se një barist si ai rrallë gjendet në botë. Ndërsa familja Lloga ka edhe një kampion tjetër në familje o vogli i tyre sapo ka fituar 2 çmime në body builnding e ky është Kastrioti. Duket sikur artisti ndjehet mjaft krenarë që djemtë e tij jo vetëm janë bërë krah i fortë në biznesit e tyre por Flori është i rrethuar me kampionë.