Ju vjen ë e Iartë fatura e energjisë elektrike edhe kur i fikni të gjitha, ja arsyeja

182

Edhe kur i fikni pajisjet elektrike, ato vazhdojnë të shpenzojnë energji.
Kur shtypni butonin e fikjes, shumë pajisje elektronike, si televizori, DVR apo modemi satelitor nuk fiken totalisht, por qëndrojnë në “gjendje pushimi”.

Gjatë kësaj kohe, ato bëjnë përditësime dhe gjëra të tjera teknike, duke konsumuar kështu gjatë gjithë kohës energji elektrike.
Sipas Departamentit Amerikan të Enegjisë, këto pajisje janë përgjegjëse për më shumë se 10 përqind të enegjisë së shpenzuar në muaj.

Por ato nuk janë të vetmet që shpërdorojnë energjinë elektrike. Pjesa më e madhe e njerëve i mbajnë të gjitha prizat e vëna 24/7. Vetëm karikuesit e telefonave shpenzojnë rreth 26 wat në ditë kur qëndrojnë në prizë pa u përdorur.

Karikimi i laptopit është gjithashtu shpenzim energjie, duke konsumuar 4.42 wat kur nuk është në përdorim dhe 29.48 wat kur është në prizë dhe laptopi është i karikuar totalisht.

Por çfarë mund të bëni për të kursyer sa më shumë energji elektrike?
Testojeni shtëpinë për përdorim të tepërt të energjisë.

Për të kontrolluar nëse në shtëpinë tuaj energjia po shkon dëm, kontrolloni matësin e energjisë elektrike, duke fikur më parë gjithçka. Nëse ai vijon të xhirojë do të thotë se pajisjet vijojnë të konsumojnë energji.

Hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni
Një ndër mënyrat më të zakonshme për të parandaluar shpërdorimin e enegjisë është që të hiqni nga priza çdo gjë që nuk përdorni.

Prizat zgjatuese mund të jenë një zgjidhje e mirë, pasi me një buton të vetëm mund të fikni disa pajisje njëherazi.

Hiqni pajisjet e tepërta
Nëse keni një frigorifer dytë apo pajisje tjetër të tepërt të cilën nuk e keni të domosdoshme, duke e hequr, do të kurseni energji elektrike.