‘Kam parë arkivol që dilte nga banesa’/ Historia e 102-vjeçares, tregon si ishte Adolf Hitler si fqinj

275

Alice Frank Stock, 102 vjeçe është një personazh shumë i njohur në Britaninë e Madhe. Kjo jo vetëm për shkak të moshës së saj, por sepse është një nga fqinjet e diktatorit gjerman Adolf Hitler, i cili na sjell dëshmi të tjera për “bashkëjetesën” në të njëjtën lagje me një nga figurat më të këqija të historisë. Stock sjell në vëmendje një episod ku thotë se ka parë një arkvol nga shtëpia e tij, ku sipas thashethemeve ishte mbesa e Hitler me të cilën kishte një lidhje.

“Ne kemi dëgjuar shumë [thashetheme], nga kuzhinierja dhe të tjerët. Kemi parë arkivol duke dalë nga shtëpia. Thuhej se ishte mbesa e Hitler. Ka spekulime për mënyrën se si ajo vdiq”, por që nuk u konfirmuan kurrë.

Stock thotë se rrallë herë e ishte Hitlerin në shtëpinë e tij, por ka pasur raste kur ai futej me shumë shpejtësi në banesë i shoqëruar nga roje të shumta. Më pas, Stock është transferuar nga ajo lagje për të jetuar në Britaninë e Madhe me jetën që është treguar shumë bujare me të.