Kamioni bën “rrafsh” me tokën makinën në SHBA, shpëton mrekullisht 46-vjeçarja

68

Një grua 46-vjeçare i ka mbijetuar mrekullisht një aksidenti “horror” në SHBA. Në pamjet e publikuara në mediat e huaja, shihet se si kamioni e ka shtypur thuajse tërësish mjetin tip “Nissan”.

“Kur arritën trupat, ende mund të dëgjonim një person brenda makinës. Personi ia doli që të dilte nga vetura dhe të ecte vetë”, tha zyrtari Rocky Oliphant.

“Është përtej fjalëve të përshkruhet se si dikush mund të ecte nga ajo veturë”, shtoi ai.

Drejtuesja e mjetit raportoi vetëm dhimbje të lehta në brinjë dhe në kokë, tha policia. Ajo u dërgua në një spital për ekzaminme të tjera.