Kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kreun e bashkisë Lushnjë, Elton Bani: Procesi në vetvete ishte i mrekullueshëm. Pjesëmarrja siç e patë ishte masive dhe tregoi interesin e demokratëve për këtë proces. Vota e tyre është një angazhim i madh për mua duke shkuar në një fitore të padiskutueshme në datën 6 mars. I ftoj të gjithë demokratët, të gjithë qytetarët Lushnjarë të bëhemi bashkë dhe t’i kthejmë dinjitetin Lushnjës tonë.