KAPI 2 NDESHJE ME REZULTAT NË KOKË, ME VETËM 5 EURO FITOI SHUMËN E LARTË

71

Dy sfidat me gola në “Euro 2021”, Spanjë-Kroaci dhe Zvicër-Francë, kanë pasuruar një tifoz.

Tifozi i luajti të dyja ndeshjet me rezultat në kokë dhe i gjeti të dyja saktë.

Spanja barazoi me Kroacinë në kohë të rregullt 3-3 për të fituar më pas në shtesë 5-3 dhe për tu kualifikuar në çerekfinale.

Ndërkohë që me të njëjtin rezultat përfundoi dhe ndeshja tjetër Zvicër-Francë po 3-3, ku në fund u kualifikuan helvetët pasi u treguan më të saktë nga pika e 11-metërshave.

Tifozi ka parashikuar saktë rezultatin e të dyja sfidave duke vendosur bast 5 euro për të fituar shumën e madhe.

Ai arriti të fitojë plot 106 mijë euro.

Bileta ka bërë xhiron e rrjetit ku shumë njerëz kanë ngelur të habitur nga ky parashikim i cili për hir të vërtetës vetëm mund të ëndërrohej dhe jo të parashikohej.