Kapiteneria e Vlorës njoftim për motin e keq: NDALOHET rreptësisht dalja në det e anijeve derisa të përfundojë stuhia

116

Kapiteneria e Vlorës duke marrë parasysh situatën meteorologjike në të cilën ndodhemi ka njoftuar se të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla londruese deri më datën 30 nuk do të mund të dalin në det.

“Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditët  në  vazhdim  në  datat  26,  27,  28,  29,  30.11.2021  në  drejtimin  Jug-JugLindje  dhe  JugJugPerëndim  në  forcën  4-5bft  brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft 10-15m/s  deri në  7-8  bft  /  15-20m/s  dhe  lartësi dallge  nga  1.50  deri  3.50  metra.   ESHTE NDALUAR  DHËNIA  E  LEJE-NISJES  E  TË  GJITHA  MJETEVE  TË  VOGLA LUNDRUESE ,  ANIJEVE TË  PESHKIMIT  QË  OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME.

Përmisimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjiun e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë  mbas  datës  30.11.2021 / 12:00”, thuhet në njoftim