Demokrati Jamarbër Malltezi ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pushteti” në Fax News për të folur mbi situatën në Partinë Demokratike pas përplasjeve Basha-Berisha.
Jamarbër Malltezi rikujtoi deklaratën e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur ky i fundit tha se beteja sapo ka filluar, mirëpo beteja sipas Malltezit ka filluar në vitin 1990. Malltezi madje me ironi u shpreh “Hello, kaq i trashë je dhe kaq gënjeshtar”.
“Për fat të keq PD e tanishme e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje. Forca e asaj partie nukë shtë kryetari, sa lëpirësa ke me vete, por anëtarësia e PD. Levizja që ka nisur profesor Berisha me Foltoren, ishte levizje që zgjoi PD nga gjumi letargjik. Demokratët kërkojnë të flasin lirshëm. Ku është opozita sot? Ky tha beteja sapo ka filluar. Mas 31 vitesh do fillonte historia me këtë. Kaq i trashë, kaq gënjeshtar është. Çfarë halli kishte që gënjeu. Pse kur filloi beteja kur e shpalli ky me 27 prill? Tani pas 7 muajsh ku është beteja? Hello, ku e ke PD-në? Gjumë”, deklaroi Malltezi.
Jamarbër Malltezi ka folur dhe për dosjen ruse që i është përmendur Lulzim Bashës. Malltezi deklaroi se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi për t’i depozituar te Nik Muzini.
“Lulzim Basha ka rënë peng siç e tha zonja Kokalari e Nik Muzin. Dosja e Nik Muzin është shumë e rëndë. Zoti Basha është peng sepse rrezikon burgun dhe në Amerikë dhe në Shqipëri. Para dy muajsh deklaroi se PD do hidhte në gjyq Evi Kokalarin, por pas dy muajsh nuk ka padi. Nik Muzin qenka patate e nxehtë për Bashën. Pse mçifet pas PD ky njeri frikacak. Aty është një gjë e rëndë. Nuk janë para ruse, por janë para të biznesmenëve shqiptarë të cilëve zoti Basha i ka marrë dhe nuk i ka depozituar në PD. Nuk kishte mundësinë të bënte kontratën e plotë me Nik Muzin. Ai ka gjetur një femër në Skoci që kishte lidhje me Rusinë, prandaj dyshonin. Por nuk janë para ruse”, theksoi Malltezi.