Karakteristikat e VIRGJERESHES nga Linda Goodman

326

Si të njohim Virgjëreshën
Virgjëresha është shenja që simbolizon virgjëreshat, por nuk mund ta merrni këtë simbolikë fjalë për fjalë. Unë mund t’ju siguroj se të kesh ditëlindjen në muajin shtator nuk do të thotë domosdoshmërisht që je i virgjër. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve të shenjës së Virgjëreshës rrinë beqarëve dhe nuk martohen asnjëherë, por ka shumë prej tyre që vendosin të martohen dhe të krijojnë familje. Ata mund ta bëjnë këtë nëse ndiejnë ndonjë shpërthim të papritur të pasionit, pasi martesa nuk është diçka që vjen natyrshëm për tipin e Virgjëreshës; por është për t’u habitur se si shumica e tyre e zotërojnë punën në grup dhe sesa të përkushtuar janë për familjet e tyre.

I martuar apo beqar, është mjaft e thjeshtë të dallosh një njeri të shenjës së Virgjëreshës në publik. Tipari më i dukshëm është qetësia që e karakterizon; ai nuk është llafazan dhe do të shquhet si një njeri i vetmuar. E shihni atë djaloshin e qetë dhe tërheqës, me enciklopedinë nën sqetull? Atë që në mënyrë sistematike vë re edhe detajet më të vogla, me një mendje që rreh si të jetë një orë me sahat? Nëse e shikoni më nga afër, ju mund të shihni që ai pothuajse po mat çdo minutë për të parë vlerën e saj. Ai është një Virgjëreshë! E shikoni atë vajzën e qetë, të bukur, me sytë e ëmbël, që po pret urbanin? Vini re jakën e saj akull të bardhë dhe qëndrim e saj të ftohtë. Ajo do ti ketë gati monedhat për biletën në dorën e saj. Ajo as nuk e kalon nëpër mend që ti kërkojë shoferit të autobuzit ti ulë çmimin e biletës. Ajo është një Virgjëreshë!

Tubimet apo eventet sociale nuk janë vendet më të mira për të gjetur këta njerëz perfeksionistë. Ju keni më shumë gjasa që ti gjeni ata nëpër zyra, teksa punojnë jashtë orarit zyrtar, sesa në kafene apo lokale duke pirë koktej. Nuk është e lehtë për një person të shenjës së Virgjëreshës për t’u çlodhur mjaftueshëm gjatë një aktiviteti, pasi në thelb ata nuk ndihen rehat në turma. Ata ndonjëherë bëjnë përpjekje për të ndjekur ritmin e festës, pavarësisht stresit që përjetojnë, por thirrja ndaj detyrës është shumë këmbëngulëse për ti lejuar ata të jenë moskokëçarës. Ju rrallë do të shihni një Virgjëreshë që të bëj fllucka në ajër apo të ndërtojë kështjella në rërë. Ata janë shumë të zënë për të ëndërruar ditën dhe zakonisht janë shumë të lodhur që ti drejtojnë yjeve urime gjatë natës.

Gjëja e parë që ju do të vini re në lidhje me Virgjëreshën tipike është përshtypja që ai jep se ka një problem serioz në mendjen e tij që lufton për ta zgjidhur, ose ndjesine se atë diçka po e shqetëson, të cilën nuk e di njeri. Ai ndoshta është vërtet i shqetësuar. Meraku dhe shqetësimi janë ndjenja që vijnë natyrshëm tek ai. Madje dikush mund edhe të thotë se ai është i lidhur emocionalisht me këtë ndjenje. Kjo është diçka e paprekshme dhe e pakapshme, por pas buzëqeshjes së tij të këndshme, gjithmonë do të duket se fshihen probleme të mëdha.

Edhe pse ashedentja dhe pozicionet e tjera natale mund të modifikojnë pamjen tipike të një Virgjëreshe, në përgjithësi ju mund të shikoni se fiziku i tij është i fortë dhe sytë janë jashtëzakonisht të bukur e të qetë. Sytë e një personi të shenjës së Virgjëreshës shpesh herë janë aq të qartë,sa ju pothuajse mund të shihni reflektimin tuaj në to. Ato shndrisin nga inteligjenca dhe qartësia e mendimit. Ka një pastërti dhe qetësi në shprehjen e tipareve te njerëzit e shenjës së Virgjëreshës, që duket sikur e mohon ekzistencën e këtyre shqetësimeve të fshehta. Shumica e tyre janë jashtëzakonisht tërheqës dhe kanë hundë, veshë dhe buzë shumë elegante. Pa dyshim që ka hir dhe sharm të dukshëm tek këta persona dhe në momente të veçanta ata shfaqin edhe mendjemadhësi . Virgjëreshat janë shumë kritikë ndaj fotografive të tyre dhe tensionohen në ekstrem në lidhje me mënyrën se si duken, si në foto ashtu edhe në jetën e përditshme. Nëse jeni i vëmendshëm, ju do ta gjeni atë para pasqyrës, atëherë kur mendojnë se askush nuk është duke i parë. Ata janë gjithmonë të veshur mirë, me shije dhe në mënyrë të rregullt dhe të pastër.

Personi i shenjës së Virgjëreshës është zakonisht një njeri me trup mesatar (me siguri nuk është trupmadh), por ai është muskuloz dhe ka shumë më tepër forcë nga ajo që tregon pamja e tij e brishtë. Këta njerëz mund të kryejnë një punë shumë më tepër intensive se ata të shenjave të tjera të Zodiakut, për një periudhë më të gjatë kohe- nëse arrijnë të shmangin momentet stresuese në këtë proçes. Edhe pse në pamje të jashtme ata jan të aftë dhe të qetë, shqetësimet e brendshme ia gërryejnë shpirtin, ju dëmtojnë sistemin e tretjes dhe ju prishin bilancin e tyre emocional. Pas çdo situate nervoze serioze, është fakti që ata marrin përsipër më shumë pergjegjësi sesa mund të menaxhojnë dhe pastaj e lodhin veten e tyre maksimalisht, për të përmbushur detyrimet e tyre. Ata mund të jenë të qetë dhe të relaksuar kur mekanizmat e tyre të ndërlikuar dhe delicate, po ecin mirë dhe rrotat e tyre nuk janë të bllokuara nga lodhja e trurit.

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës janë pa dyshim të besueshëm dhe të sinqertë. Megjithatë, ata janë të aftë të shtiren sikur janë të sëmurë, kur nuk duan të shkojnë diku ose të bëjë diçka. Në këtë moment, talenti i fshehur i Virgjereshave për të aktruar vjen në ndihmë.Herë pas here, ata arrijnë ta bindin veten nga sëmundje të tilla imagjinare, por shumica e raste të tilla janë jetëshkurtra. Ata janë njerëz që sillen në mënyrë strikte përsa i përket të ngrenit, të veshurit dhe të dashuruarit. Ai bën më shumë banja dhe dushe se katër njerëz sëbashku. Ai gjithashtu ka ide shumë të qarta në lidhje me shëndetin, nuk ka shumë durim ndaj dembelizmit, dhe ka shumë pak iluzione për jetën dhe njerëzit, madje edhe kur është i dashuruar. Mashkull apo femër, dashuria nuk mund tia errësojë sytë këtyre njerëzve. Sado të dashuruar të jenë, ata arrijnë të shohin çdo të metë dhe mangësi që ekziston, qoftë te marrëdhënia, qoftë të partneri.

Sigurisht, ju nuk duhet të krijoni idenë që të gjithë të lindurit në fund të gushtit ose shtatorit janë të bezdisshëm, acarues dhe dogmatik. Shumica e Virgjëreshave ndriçojnë falë mendjes së zgjuar të Mërkurit dhe ata shfaqin një bukuri verbuese, që është e vështirë ti rezistosh. Sophia Loren, e shenjës së Virgjëreshës,mund të jetë shembulli më i mirë për ta ilustruar këtë që sapo thashë. Ju mund të hasni një person të kësaj shenjë, i cili mund të ketë qenë aq shumë i zënë me punë, sa që bëhet i pakujdesshëm për veshjen apo pamjen e tij/saj të jashtme. Kjo mund tju gënjejë, prandaj prisni edhe pak; herët ose vonë ju do të shihni atë të nxjerrë krehrin nga xhepi i tij apo të rastin e femrës të lëshojë flokët dhe ti valëvis ato më femërore se kurrë.

Edhe pse ata ëndërrojnë shumë pak ëndrra të pamundura, Virgjëreshat shpesh kanë një tipar kontradiktor që duken si ëndërrimtarë të vërtetë- sikur janë të mbështjellë me ylber dhe po qëndrojnë mbi re, ndërkohë që llogjika e ftohtë e mendjes së tyre refuzon të besojë në këto ëndrra.

Kur ata janë të mërzitur nga vulgariteti, budallallëku apo pakujdesia, njerëzit e shenjës së Virgjëreshës papritmas mund të bëhen të çuditshëm, nervoz dhe të acaruar. Por shumicën e kohës ata janë njerëz të butë dhe mjaft të këndshëm për ti patur vërdallë, sidomos në dhoma me persona të sëmurë. Disa nga infermieret më të mira janë të lindura në këtë shenjë, plot empati dhe aftësi përkujdesjeje. Kur ju të keni dhimbje koke, miku juaj i shenjës së Virgjëreshës me shumë gjasa ka për të vrapuar për në farmacinë më të afërt për ju. Nëse ju ndodheni në shtëpinë e tij, ai nuk ka pse të shkojë, sepse ka shumë mundësi që të ketë një dollap të mbushur plot me ilaçe, si një farmaci në miniaturë. Në këtë dollap, zakonisht do të ketë qetësues për çdo lloj dhimbje, që nga dhimbjet e kokës, deri të mëlçia apo stomaku. Shikojeni ndonjëherë pa rënë në sy. Ai kurrë nuk do të marrë një ilaç, nëse nuk njihet më parë me çdo përbërës të tij dhe çfarë funksioni ka. Prandaj ai do të jetë një ekspert për tju treguar se cili ilaç do jetë më i miri për dhimbjen e kokës suaj, duke u nisur nga ajo që e shkaktoi atë. Virgjëreshat që udhëtojnë shpesh, do të marrin një kuti me ilaçe me vete, kudo që të shkojnë. Ata mund të mbajnë një valixhe shtesë, vetëm për tableta dhe shishe me ilaçe. Nëse ata janë duke përdorur një markë të caktuar të sapunit ose shampos, ata do ta marrin edhe atë me vete gjithashtu. Do të ishte një fatkeqësi për ta, nëse ngecen në një qytet për disa ditë dhe aty nuk gjejnë produktin që përdorin rregullisht. Ai zakonisht i blen sapunët e tij dhe gjërat e ndryshme sipas okazioneve, sepse i gjen lirë- ose blen një duzinë- dhe kjo është një tjetër arsye që ai nuk pëlqen të blejë gjëra rrugës. Ndonjëherë një njeri i shenjës së Virgjëreshës, edhe shishen me ujë do ta marrë me vete në udhëtime. Mos qeshni, a e dini se çfarë mund të ndodhë në barkun e një personi kur disa organizma të huaja brenda ujit të pijshëm, mund të hyjnë në sistemin e tretjes? Virgjëresha mund t’ju thotë. Kur këta njerëz krijojnë zakone, i formojnë seriozisht ato dhe vajtja me pushime ose në një udhëtim biznesi nuk është justifikim për ti thyer ato.

Një person i shenjës së Virgjëreshës mund ti kritikojë pohimet tuaja me argumenta tepër të drejtpërdrejta, aq sa tju acarojë, por nëse ju jeni në një situatë të vështirë, ai do tju ndihmojë me të vetmin motiv për tju shërbyer. Nëse puna në zyrë ka ngecur dhe ju e keni humbur shpresën për të arritur afatin e caktuar, ai do të përveshë mënget dhe do ti futet punës suaj me dëshirë. Nuk është egoja e tij ajo që e bën atë ti marrë përsipër gjërat kur është krijuar një situatë kaotike. Është vetëm mendja e tij e rregullt e Mërkurit që nuk mund ti durojë zvarritjet, detajet e lëna pas dore ose qëllimet e paqarta. Ai madje mund ti ketë rregulluar gjërat para se tju ketë pyetur, pa tendencë, sepse të sjellë rregullin në një situatë kaotike është diçka që i vjen së brendshmi. Ai është nga ata lloj të ftuarish që do të ndihmojë të zonjën e shtëpisë duke larë enët pas një darke feste.

Ashtu si Peshorja, Virgjëresha është i shpejtë për të mohuar veset dhe të metat e tij. Ai duket pothuajse i verbër ndaj gabimeve të tij dhe duket se është i paaftë për të parë dobësitë e tij me aq qartësi sa sheh çdo gjë tjetër. Por e vërteta është se ai i sheh këto të meta dhe arrin ti shohë ato deri në detajet më të imta, por nuk duron dot të dëgjojë që ja përmendin. Mundohuni ti thoni një mashkulli tipik të shenjës së Virgjëreshës se ai është kritik, një njeri që merakoset, i ngarkuar, jashtëzakonisht i shqetësuar me dietën apo shëndetin dhe ju do të përballeni me një mohim të shpejtë. Kush, unë? Ai nuk është asgjë nga këto të gjitha.

Ju do të jeni në gjendje të dalloni një person të Virgjëreshës në një dhomë të mbushur plot me njerëz pa problem fare. Ai është i paaftë për të qëndruar ulur për një kohë të gjatë. Pas një kohe, ai do të sillet dukshëm i shqetësuar dhe do të trokasë këmbën në dysheme ose do të ndryshojë karrige dhe do të shfaqë një ndjenjë të paqartë urgjence, sikur të jetë vonë për në një tjetër takim diku. Në të njëjtën kohë, shprehja e fytyrës do të portretizojë një qetësi të caktuar, tamam si një maskë. Dëmi i plotë i shkaktuar nga intensiteti nervor i Virgjëreshës rrallë tregohet plotësisht në pamjen e jashtme, por me siguri mund të manifestohet deri në brendësi të sistemit të tretjes.

Është e rëndësishme të përmendet këtu planeti Vullkan (një planet që nuk është parë akoma) i cili është sundimtari i vërtetë i shenjës së Virgjëreshës, zbulimi i të cilit thuhet se është i pashmangshëm. Zbulimi i udhëheqësit të vërtetë të një shënje ndryshon karakteristikat e të lindurve nën këtë shenjë. Shumë astrologë mendojnë se Vulkani, planeti i bubullimave, do të bëhet i dukshëm përmes teleskopëve brenda pak viteve. Pak para ose pasi Vullkani të lëvizë mjaftueshëm afër tokës për t’u parë, Virgjëreshat që do jetojnë në atë moment ta si dhe ato që do të lindin në të ardhmen, do të humbasin shumë nga presioni Mërkurial, i cili shkakton tendosje nervore. Mërkuri do të përputhet më mirë me shenjën e ajrit të Binjakëve se me shenjën e tokës së Virgjëreshës. Ky planet do të ndërhyjë në cilësitë e lindura të Virgjëreshës siç janë guximi dhe vetbesimi dhe do të nxjerrë në pah shumë nga tiparet tipike të të lindurve të kësaj shenje. Pasi planeti i Vullkanit të zbulohet, planeti i fundit që mbetur për t’u identifikuar, sipas parashikimeve të lashta është Apollo, sunduesi i vërtetë i shenjës së Demit. Pastaj çdo shenjë e zodiakut do të përgjigjet me vibracione ndaj sundimtarëve të ligjshëm-dymbëdhjetë shenja dhe dymbëdhjetë trupa qiellor. Është interesante të theksohet se Vullkani, në mitologjinë greke, është një nga perënditë çalamane me mendje brilante dhe të shkëlqyer. Disa meshkuj të shenjës së Virgjëreshës, bien në sy se çalojnë pakëz dhe shumë prej tyre kanë një lloj ecje apo qëndrimi të veçantë.

Ju nuk do ti shihni këta meshkuj të jenë dorëlëshuar në para apo në ndjenja. Ata janë zakonisht të kujdesshëm në të dyja fushat, duke e dhënë dashurinë e tyre në heshtje dhe në mënyrë të qëndrueshme, pa shumë shfaqje demonstrative dhe po kaq konservatorë janë edhe me paratë. Cuditërisht, aq sa të gatshëm janë njerëzit e shenjës së Virgjëreshës për të ndihmuar të tjerët, aq antipati kanë për të pranuar favore dhe ndere nga të tjerët. Ata nuk duan të ndihen të detyruar ndaj askujt, për asnjë arsye. Dhe ata nuk duan të varen nga askush, përveç vetes së tyre. Frika e rrënjosur thellë brenda tyre ndaj varësisë në pleqëri, bën që shumica e tyre të bëjnë një jetë aq ekonomike, sat ë quhen kopracë. Por kjo në të vërtetë është një fjalë shumë e ashpër për ta. Kur kanë më shumë siguri dhe nuk kanë nevojë të shqetësohen për të ardhmen, Virgjëreshat do të shpenzojnë para më lirshëm, ndonëse edhe atëherë do të shpenzohet me përfitim maksimal.
Pavarësisht që ai nuk ka asnjë simpati për njerëzit që parazitojnë, ai padyshim që është bujar kur një mik është në telashe. Ky mashkull i Virgjëreshës, i cili është pothuajse dorështrënguar, ku bëhet fjalë për nevojat e tij personale, do të japë ndihmën e tij financiare për ata që me të vërtetë e meritojnë atë, apo për njerëzit që ai me të vërtetë i pëlqen apo i do. Por ju kurrë nuk do ta gjeni atë duke shpenzuar para në mënyrë të shkujdesur, sepse harxhimi kot është një nga bezditë e tij më të mëdha. Meshkujt e kësaj shenje punojnë shumë për të arritur gjerat që duan dhe gjërat ekstravagante dhe të shtrenjta nuk arrijnë ti tundojnë ata. Ata zakonisht kanë disa gjëra të mprehtë për të thënë në lidhje me shpenzimet e tepërta dhe për njerëzit që janë tepër dembela për të punuar.

Megjithatë, ai është më shumë kritik ndaj vetes sesa është ndaj të tjerëve. Ai thjesht nuk mund të rrijë pa parë të metat, sepse ai ka lindur me cilësinë për të parë edhe plasaritjen më të hollë në një vazo qelqi. Ai do të jetë po kaq kritik ndaj vonesave, sa është edhe për shpërdorimet. Në fakt, vonesa është shpërdorim në vetvete. Pra është humbje kohe dhe për Virgjëreshën, koha është vetë jeta. Kështu që duhet të jeni e përpiktë, nëqoftëse doni të shmangni mosmiratimin e tij thumbues.

Është e vështirë për të kuptuar pse Virgjëreshat ndonjëherë quhen egoist, sepse ata zakonisht gjejnë më shumë kënaqësi duke u shërbyer të tjerëve sesa të kënaqin ambiciet e tyre personale. Etiketimi “egoist” ndoshta lind nga aftësia që ka Virgjëresha për të thënë “Jo”. Kur e thotë e ka me gjithë mend. Ai mund të japë lirisht kohën dhe energjinë e tij, por brenda llogjikës dhe në mënyrë të arsyeshme. Kur kërkesa bëhet e tepruar, ai do të tërhiqet dhe do ti bëjë të qarta vërejtjet e tij, ndoshta shumë të qarta. Por aq shumë që ai pëlqen të nxjerrë në pah të metat e të tjerëve, po aq shumë e urren kritikën e hapur ndaj gabimeve të tij. Kur një mashkull i Virgjëreshës bën një gabim, gjë që ndodh rrallë, do tju këshilloja tja vini në dukje me takt, nëse doni që të ruani miqësinë me të.

Virgjëreshat janë çuditërisht në gjendje të mirë shëndetësore pavarësisht çantës me ilaçe që marrin me vete në udhëtime (gjitmonë nëse nuk e ngarkojnë veten me shumë punë jashtë orarit, nëse nuk stresohen apo bien pre e pesimizmit). Ata kujdesen mirë për trupin e tyre dhe i japin rëndësi dietave ushqimore. Megjithatë, ata mund të ankohen për sëmundje të tilla si dhimbje stomaku apo urth, dhimbje kronike në zonën e zorrëve, dhimbje koke dhe probleme në këmbë (mos harroni Vullkanin, perëndinë çalamane). Ato shpesh mund të shqetësohen nga dhimbjet në shpatulla, krahë apo këmbë- problemet e artritit apo reumatizmes si dhe probleme me mëlçinë mund të jenë shkaktarët të ketyre shqetësimeve fizike. Por shqetësimi i Virgjëreshës për shëndetin e tij do të parandalojë sëmundje më serioze. Shumë prej tyre janë vegjetarianë. Nëse jo, ju mund të jeni të sigurt se ata e dinë saktësisht se çfarë duhet të hanë dhe si duhet të jetë e gatuar. Me raste, ju mund të hasni ndonjë njeri të shenjës të virgjëreshës të fiksuar me mikrobet- si përshembull të veshë doreza plastike ndërsa përzien gjellën apo të ziejë furçën e dhëmbëve çdo natë- por këto janë ekstreme. Megjithatë, edhe një njeri i zakonshëm i kësaj shenje do të sigurohet që ti ketë larë duart përpara çdo vakti.

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës i do macet, zogjtë dhe krijesat e vogla dhe të pafuqishme. Ata gjithashtu janë tifozë të së vërtetës, saktësisë, ekonomisë, urtësinë dhe selektivitetit të matur. Ata e urrejnë ndjenjën e poshtërsisë, përtacisë dhe pakujdesisë. Ata kanë një natyrë praktike, janë selektivë dhe individualist të vërtetë, me perceptim të mprehtë, i cili i mban dëshirat e tyre të qarta larg nga vulgariteti. Një fllad i freskët fryn nëpër ëndërrat e një Virgjëreshe, duke i mposhtur të gjitha mbeturinat e tyre dhe duke i lënë ato të lira. Sapo ai të mësojë të përballet me detajet e komplikuara të jetës, në vend që të lejojë detajet ta zotërojnë atë, ai mund ta ndërtojë fatin e tij me më shumë siguri se çdo shenjë tjetër e Zodiakut.
Guri i gjelbër i emeraldit dhe platini i pastër e plotësojnë atë dhe i sjellin fat. Por fati i mirë i Virgjëreshës do të ndiqet nga disa lloje vetmish dhe thirrja e detyrës është gjithmonë brenda zemrave të tyre të buta. Mos harroni se pas buzëqeshjes së trishtuar te një Virgjëreshe, mund të fshihen një apo dy sekrete. Zhiva e planetit të Mërkurit dhe bubullima e largët e planetit akoma të padukshëm të Vullkanit, qarkullojnë në venat e tij, prandaj ai preferon të vishet me ngjyrat e grisë, bezhës, blusë me të gjitha nuancat e ngjyrës jeshile. Nën hijen e tij të rëndë, fshihet natyra tërheqëse e Virgjëreshës- me pastërtinë e mendimit dhe qëllimit, që simbolizohet nga lulja e zymbylit. Pasi të keni njohur aromën e kësaj lule Pashke, ju nuk do ta harroni më atë. Ajo do të kthehet çdo pranverë për tju ngacmuar kujtesën tuaj. Virgjëresha ka mënyrën e saj secrete, për ta bërë zemrën të kujtohet për të.

Personalitete të famshme të shenjës së Virgjëreshës
Princi Albert, Lauren Bacall, Robert Benchley, Ingrid Bergman, Leonard Bernstein, Sid Caesar, Maurice Chevalier ,Theodore Dreiser, Mbretëresha Elizabeth I, Henry Ford II, Greta Garbo, Arthur Godfrey, Goethe ,John Gunther ,Lyndon Johnson, Elia Kazan, Joseph Kennedy, Lafayette Laërence, Sofia Loren, Walter Reuther, kardinali Richelieu, Peter Sellers, Robert Taft,
William Howard.

Mashkulli i shenjës së Virgjëreshës
Mund ta nxjerrim jashtë loje këtë mashkull menjëherë. Nëse keni një zemër të etur për ëndrra dhe përralla romantike me princ të kaltër, hiqni dorë nga një mashkull i shenjës së Virgjëreshës. Një çështje dashurie me një Virgjëreshë do ta bëjë një person sentimentalist të futet në një botë të ftohtë, e cila mund ta dëmtojë.

Ky njeri jeton pothuajse tërësisht në një nivel praktik dhe ai nuk ka nevojë për nocionet e librave me romancë. Sigurisht, i gjithë problemi mund të jetë abstrakt, pasi do të duhen jo pak përpjekje për ta vendosur atënë një marrëdhënie burrë-grua fillimisht. Ai nuk është tipi që do tjukëndojë serenatë nën dritaren tuaj në mesnatë. Ju do të prisni shumë gjatë në ballkonin tuaj, nën dritën e hënës, derisa ai të fillojë të ngjitet nëpër kangjellat rrethuese.

Në fakt, meshkujt e shenjës së Virgjëreshës janë të përfshirë thellësisht te dashuria gjatë fëmijërisë së hershme, por jo ai lloji i dashurisë- Romeo dhe Zhulieta. Mënyra e tij kryesore për ta shprehur këtë fjalë, ka të bëjë me devotshmërinë jo egoiste për familjen, shokët dhe ata që janë më të pafuqishëm dhe të dobët se ai. Ai ka lindur me një dashuri instiktive ndaj punës, përgjegjësisë dhe disiplinës dhe përkushtim ndaj atyre që janë në nevojë. Edhe Virgjëresha më pak e përfshirë, që nuk arrin të tilla nivele, e quan veten pak fajtore nëse nuk është duke jetuar në një farë ideali vetmohues.

Ajo lloj dashurie e cila shfaqet me emocione dramatike, premtime sentimentale, deklarata të mbytura në lot dhe afeksion të squllët, jo vetëm që lë një mashkull të Virgjëreshës të ftohtë akull, por mund ta frikësojë atë aq shumë sa të largohet me autobuzin apo trenin më të afërt jashtë qytetit. (Aeroplanët janë shumë të shtrenjtë për të, vetëm nëse ai është me të vërtetë i dëshpëruar.) Por ai edhe mund të shkrihet, nëse është temperatura e duhur, ndonëse ai duket sikur është krijuar nga një kombinim i çelikut dhe akullit. Ka patjetër mënyra për të shkuar drejt zemrës së Virgjëreshës. Mënyra sekrete. Ndjekja agresive nuk është një prej tyre. As nazet si koketë apo të qenit seksualisht tërheqëse, madje as të gjitha ato lëvizjet flirtuese drithëruese që keni mësuar.

Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës kërkojnë cilësi dhe jo sasi në romancë dhe dashuri. Duke qenë se cilësia është diçka që e kërkojnë me ngul në të gjitha fushat e jetës, ata kanë shumë pak dashuri të vërteta dhe disa nga këto pak dashuri janë të destinuara të jenë pafat në shumicën e rasteve. Reagimi i Virgjëreshës pas një zhgënjimi të tillë zakonisht është duke u zhytur në punën më të vështirë që mund të gjejë, të qëndrojnë larg nga shoqëria në përgjithësi dhe të jetë dy herë më i kujdesshëm herën tjetër. Ju do të shihni se duhet të përdorni strategji dhe durim të konsiderueshëm. Virtyti kryesor i Virgjëreshës është dlirësia dhe ai do të heq dorë prej tij vetëm për një arsye të mirë, ose për një grua shumë të mirë.

Shumë njerëz të shenjës së Virgjëreshës- sigurisht jo të gjithë- mund të jetojnë beqarë shumë më lehtë se çdo shenjë tjetër e zodiakut, ashtu si ata u binden rregullave të disiplinës edhe nëse nuk i kuptojnë, sepse bindja ndaj fatit pa luftuar vjen natyrshëm për ta. Nëse fati u rezervon një jetë në vetmi, mashkulli i Virgjëreshës është i përgatitur ta pranojë atë pa keqardhje të tepërta ose trauma emocionale, kështu që ka shumë meshkuj beqarë të Virgjëreshës rreth e rrotull-por gjithsesi gjatë rrugës së tyre të qetë, ata mund të menaxhojnë disa çështje dashurie shumë të brishta.

Edhe pse ai kurrë nuk e shfaq, një mashkull i shenjës së Virgjëreshës mund të jetë një mjeshtër i artit të joshjes me delikatesë. Burri i shenjës së Virgjëreshës është një përzierje e intelektit të mprehtë dhe tokës së ngurtë. Ai mund të jetë mjaftueshëm i veçantë sa për të thyer shumë zemra me flirtimin e tij të ftohtë, por ndjenja e tij kritike- analitike dhe diskriminimi i tij i stërholluar rrallë lejojnë që këto flirtime të shpeshta të lënë arenën platonike. Ai duhet të nxehet me një elektricitet shumë të lartë që të nxisë pasionin e vërtetë te një Virgjëreshë. Vetëm modestia dhe natyra përzgjedhëse parandalojnë shthyrjen dhe imoralitetin e tij. Sigurisht, mund të ketë edhe momente te një përvojë thjesht fizike, por të tilla raste janë përjashtime dhe jo të zakonshme. Rregulli kryesor për ta është – interesi i ftohtë. Ka gjithmonë diçka të pastër dhe të dlirë në lidhje me dashurinë e një Virgjëreshe, e cila nuk e lejon atë që të ndotet – as në mes të pasionit.
Ai do ti duhet të harxhojë kohë, nga koha e tij e çmuar për të gjetur një “objekt” dashurie, sepse ai është kritik dhe i përpiktë në zgjedhjen e një gruaje, ashtu siç është përzgjedhes për ushqimin dhe shëndetin e tij, veshjen dhe shprehitë e punës. Mos u përpiqni të luani me të ose ta gënjeni. Ai dëshiron një marrëdhënie të mirë, të ndershme dhe të vërtetë. Ai e di shumë mirë se sa të vogla janë shanset e tij për ta gjetur atë, por ai sërish nuk pret më pak se kaq Nëse rrethanat ndonjëherë e detyrojnë atë të përfshihet në një situatë jo të pranueshme për të, ju mund të jeni të sigurt se ai nuk do të mbetet në kthetrat e saj për kohë të gjatë.

Ai është një njeri i vështirë për tu ndezur emocionalisht. Ai mund të kalojë një kohë të gjatë pa ndier nevojën për një partnere të përhershme. Kjo është e mjaftueshme për tju bërë për të qarë në qoftë se ju keni vendosur që ta bëni tuajin atë. Ju do të pyesni veten në qoftë se ai është bërë prej mermeri apo ka lindur pa zemër. Jo, ai nuk është bërë me mermer dhe po, ai e ka një zemër. Bëhuni e durueshme. Po të dini të prisni, do tia arrini qëllimit.

Megjithatë, nëse ai vendos se kjo është e vërtetë, ai do tja pohojë vetes me thjeshtësi prekëse. Dashuria e tij do të digjet me një flakë të qëndrueshme, duke mos u luhatur asnjëherë, në krahasim me shenjat e tjera të zodiakut dhe ai do t’ju japë ngrohtësi gjatë viteve me një siguri të mrekullueshme. A është kaq e keqekjo? Një cilësi si në histori përrallash romantike në lidhjeme Virgjëreshën është se, në qoftë se ai është me të vërtetë i dashuruar, ai do të presë me vite për të kërkuar shoqen e vertetë, ose do të udhëtojë mbi një mijë male për ta sjellë atë në zemrën e tij. Ai është i aftë për sakrifica të mëdha në ndjekje të asaj këmbës së hollë që ai po kërkon të zbulojë, e cila do të futet me lehtësi në këpucën prej qelqi. Duhet pranuar që pasi flaka e dashurisë ndizet, ajo do jetë shumë e fortë. Madje do te jetë pothuajse e pamundur për ta shuar atë. Ju do të adhuroheni prej tij sikur të ishit vetë Hirushja. Sekreti, mendoj unë, është në mënyrën sesi u ndez zjarri i dashurisë. Vetëm një këmbë e rrallë mund ti përshtatet këpucës së qelqit që ka ai. Mashkulli i shenjës së Virgjëreshës është jashtëzakonisht i veçantë.

Pasi ta keni kapur atë, ai rrallë, për të mos thënë asnjëherë, nuk do të provokojë xhelozinë tuaj, gjithashtu ai do të jetë i vendosur për të kapërcyer çdo problem financiar,problem me të afërmit apo ndërhyrje nga jashtë. Ai do të tregojë forcë të pabesueshme gjatë vështirësive emocionale dhe materiale, për aq kohë sa ju do të qëndroni pranë tij. Ju nuk mund të kërkoni për një partner më të ndjeshëm, më të butë, kur jeni zemërthyer apo i sëmurë fizikisht. Ai nuk do tju mbulojë me pará , por do ti plotësojë shumë mirë nevojat tuaja dhe nuk do të kursehet për tju dhënë vlerësime dhe konsideratë.
Një mashkull i shenjës së Virgjëreshës është i ndjeshëm ndaj atyre gjërave të vogla të cilat kanë rëndësi për gratë. Ai ka një kujtesë të qartë si kristali dhe ndoshta nuk do ti harrojë datate veçanta, edhe pse ai mund të jetë pak i pështjelluar se pse ju mendoni që janë kaq të rëndësishme. Ai nuk do të jetë një xheloz pasionant, por meshkujt e kësaj shenje janë posesiv në ekstrem. Kjo tingëllon si një detaj i vogël për ta përmendur, por është e rëndësishme. Edhe pse ai nuk do të bëjë skena emocionale xhelozie nëse burra të tjerë do të interesohen per ju,posesiviteti i tij i rrënjosur thellë duhet t’ju tërheqë vërejtjen se tashmë do ta humbisni një pjesë të lirisë suaj. Gruaja e një mashkulli të Virgjëreshës që endet shumë larg nga vatra e ngrohtë e shtëpisë, shumë shpesh mund ta gjejë veten pa një burrë, kur të kthehet në shtëpi.

Virgjëreshat janë shumë besnikë dhe ata nuk pëlqejnë të shkatërrojnë familjet, por kur ndjenja e tyre e mirësjelljes, shndërrohet në zemërim, ata nuk do të hezitojnë të ndahen përfundimisht, në sallën e gjyqit. Për ta nuk ka seanca gjyqsore të komplikuara.Çfarë ka marrë fund, ka marrë fund. Mirupafshim dhe fat të mirë. As kujtesa jashtëzakonisht e mprehtë dhe e shkëlqyer eVirgjëreshës, nuk do ta bëj atë që të derdhë lot sentimentalizmi për të kaluarën, thjesht sepse ai është në gjendje që ta disiplinojë kujtesën e tij mënyrë të vendosur, ashtu siç bën me emocionet e tij. Vetë-disiplina është pjesë e natyrës së tij. Mashkulli i Virgjëreshës kur e mbledh mendjen për diçka, nuk ka lot dhe falje që mund ti ndryshojnë mendjen. Ai kurrë nuk do të bie viktimë e iluzionit për një ribashkim, pasi sipas tij ajo që thuhet nuk mund të ngjitet më.

Nëse zemra juaj rreh vetëm për këtë mashkull të shenjës së Virgjëreshës, do tju sygjeroja që ti kushtoni rëndësi pasurimit të mendjes suaj. Ata e urrejnë injorancën, budallallëkun dhe të menduarit e cekët, pothuajse po aq shumë sa urrejnë papastërtinë dhe vulgaritetin dhe kjo do të thotë që është shumë. Vajza që do të kapë në “grackën” e dashurisë zemrën e Virgjëreshës do të bëjë mirë që të vishet me mençuri dhe të ketë një mendje të zgjuar nën flokët e saj të mbajtura me stil të thjeshtë- vini re që thashë me stil të thjeshtë flokësh. Meshkujt e Virgjëreshës interesohen për gratë që janë të pastra në trup dhenë mendje si dhe që dhe që vishen mirë, por jo që të bien ekstremisht në sy për modernizim.

Nuk është e thënë që ju të jeni Julia Child (personalitet me famë ndërkombëtare në fushën e gatimit), por kini mirësinë që mos të jeni aq naivesa të mendoni se një burri i kësaj shenje do tju lejojë që të ushqehet me ushqime të konservuara. Një grua dembele, egoiste dhe që kërkon vetën të marrë kënaqësi nuk do tia dalë dot me një mashkull të Virgjëreshës, edhe në qoftë se ajo është tmerrësisht femërore. Ky është mashkulli i fundit në botë që ju mund të prisni që të jetë duke vrapuar me një vajzë “topless, edhe pse ai mund ti japë hua xhaketën e tij asaj, nëse ajo ka ftohtë. Kur vjen puna për të zgjedhur, ai do të marrë një grua – jo një kurtizane, në kuptimin e plotë të fjalës.

Burrat e shenjës së Virgjëreshës, zakonisht, nuk kanë ndonjë dëshirë të zjarrtë për tu bërë baballarë. Lloj i tyre i veçantë i egos nuk duket se kërkon fëmijë, për tu përmbushur emocionalisht dhe njerëzit e kësaj shenje priren të kenë familje të vogla. Megjithatë, sapo fëmija ose fëmijët të dalin në dritë, prindi i shenjës së Virgjëreshës do të jetë jashtëzakonisht i përgjegjshëm dhe kurrë nuk do ti marrë përgjegjësitë e tij me lehtësi. Ai do të kalojë shumë orë me ta duke i mësuar aftësi të ndryshme dhe duke ju transmetuar standardet e veta të larta të sjelljes. Ai do të jetë gjithmonë i gatshëm për ti ndihmuar me detyrat e shtëpisë dhe ndoshta do të bëjë sakrifica të pafundme që ata të marrin mësime muzike, të shkojnë në kampe verore dhe sidomos në universitet. Një baba i shenjës së Virgjëreshës do ta vendosë theksin mbi intelektin dhe do ti edukojë fëmijët e tij fort në çështjet e etikës, mirësjelljes dhe qytetarisë së mirë. Edhe baballarët e Virgjëreshës të divorcuar, gjithmonë do të jenë në dijeni të ecurisë së fëmijës së vet, kudo që të ndodhen dhe do të luftojnë që fëmija të arsimohet sa më mirë të jetë e mundur. Fëmijët e baballarëve të Virgjëreshës, zakonisht rriten me dashurinë dhe me respektin për librat dhe të mësuarin. Ju rrallë do të shihni një baba të kësaj shenje që të llastojë fëmijën e vet dhe ai gjithmonë do ta vlerësojë disiplinën si shumë të nevojshme në rritjen e një fëmije. E gjithë kjo është diçka pozitive, por mund të ketë nevojë për më shumë shprehje fizike të dashurisë mes një babai të Virgjëreshës dhe fëmijëve të tij, pasi dashuria nuk është diçka që vjen natyrshëm për të. Nëse ai nuk bën një përpjekje serioze në këtë aspect që në periudhën e foshnjërisë,ekziston mundësia që një ditë ai të zbulojë se një pengesë e pakapërcyeshme ndodhet midis tij dhe fëmijës që ai e do aq shumë. Ai gjithashtu ka një tendencë të jetë shumë kritik,shumë i rreptë dhe të presë shumë brenda një kohe të shkurtër.

Një mashkull i Virgjëreshës do të presë që ju të preokupoheni për shëndetin e tij, por edhe ai do të shqetësohet për ju kur të jeni sëmurë. Ai mund të ketë këto luhatjet e humorit, herë pas here, ndoshta edhe shpesh. Por një gjë është e sigurtë. Nëse ju e lini atë vetëm, ai nuk do tju gjurmojë nga mbrapa për të nisur debate me ju. Lejeni atë vetëm në mërzitjen e tij dhe ai do të dalë prej saj më i butë se më parë. Lejeni atë të shqetësohet. Është mirë për të,sepse është si një lloj ushtrimi mendor për Virgjëreshën. Por kur ta shihni se kjo po ndikon në gjëndjen e tij fizike, sygjerojini atij diçka interesante apo të re për të bërë. Nuk është vështirë për tërhequr vëmendjen e një mashkulli të shenjës së Virgjëreshës, edhe pse mund të jetë e vështirë për ta mbajtur atë.

Tani që ju e dini se me cilin keni të bëni, në qoftë se jeni ende e dashuruar me këtë mashkull të Virgjëreshës, ju mund të prisni një të ardhme të kënaqshme. Ju do të keni një burrë i cili është vigjilent dhe i mirëinformuar, i cili nuk do të presë që jut ë jeni gjithë kohës duke ardhur vërdallë me pamje seksi, me një trëndafil në flokë dhe një tjetër midis dhëmbëve. (Edhe pse ai mund të presë që ju të keni një copë sapuni në çdo dorë).

Ai do të jetë i besueshëm dhe i këndshëm, në qoftë se ju do të jeni me takt në lidhje me gabimet e tij. Ai nuk do të ketë shumë gabime gjithsesi-nëse nuk e quani gabim mënyrën sesi ai ekalon gishtin e tij tregues mbi të gjitha mobiljet çdo natë, duke kërkuar për pluhur. Zakone të vogla si puna e kësaj. Pavarësisht asaj që ai bën, ju duhet të përpiqeni të mos e bezdisni. Mos harroni, ai nuk është ndërtuar që të përballojë kritikat, siç ua adreson të tjerëve. Mësohuni me zakonin e tij për të kritikuar dhe qeshni me faktin që ai nuk mundet të rrijë pa u marrë me gjërat e vogla dhe të parëndësishme gjatë gjihë kohës. Sapo kjo pakënaqësi dhe bezdisje të eleminohet, ju mund të qetësoheni dhe ti gëzoheni burrit tuaj besnik dhe të ndritshëm të shenjës së Virgjereshës. Ai vërtetë nuk është një engjëll dhe nuk ka krahë mbi supet e tij. Por shumica e grave do të jenë xheloze për ju.

Në fund të fundit, sa gra janë të martuara me një njeri punëtor, të pashëm, i cili kujdeset për pastërtinë dhe rregullsinë e shtëpisë, i cili kujtohet për përvjetorët dhe bën mrekulli me bllokun e çeqeve? Sa gra kanë një burrë të zgjuar që vishet mirë, që rrallë del darkave me shokët ose ngatërrohet me gratë e tjera dhe zakonisht është i butë dhe i kujdesshëm? Sigurisht, jo shumë, por ti je një prej tyre!!

Gruaja e shenjës së Virgjëreshës
A e imagjinoni një femër të shenjës së Virgjëreshës si një vajzë të butë, të dlirë, të pastër sidëbora e sapo rënë? Ju mund tju shkatërrohen iluzionet pasi të vazhdoni leximin. Ajo nuk është nimfa mbi shkëmbin e bardhë që po kreh flokët e saj të artë. Më vjen shumë keq që ju prisha imazhin që kishit në mendje.

Një femër e shenjës së Virgjëresha mund ta lë burrin e saj për një mashkull që e takoi rastësisht gjatë një udhëtimi të largët, të durojë fëmijën e të partnerit të saj për hir të përfitimeve gjatë martesës dhe të përballet me një botë armiqësore me kokën lart. Kjo nuk është shumë e pastër apo vajzërore. Ka shumë për të mësuar në lidhje me këtë symbol të brishtë, të dlirësisë dhe pafajësisë femërore. Sidomos, kur shtylla e saj kurrizore është bërë prej çeliku.

Është shumë e vërtetë që në thelb ajo është e ndrojtur. Nuk ka vend për diskutim në këtë pikë. Vajzat e Virgjëreshës nuk i gjen në salla të mëdha duke mbajtur fjalime. Atë nuk do ta shihni ndonjëherë të arrestohet sepse i jepte makinës e dehur, apo ta gjeni në ndonjë nga ato shfaqjet “burlesque” Por një grua e shenjës së Virgjëreshës është një grua në të gjitha kuptimet. Ajo ka të gjitha dredhitë e nevojshme dhe armët e duhura, duke përfshirë vendosmërinë për të ndjekur lumturinë kudo që ndodhet, pavarësisht rrugës që duhet të ndjekësh. Disa gjemba dhe pengesa përgjatë rrugës nuk do ta bëjnë atë të lodhet apo të qajë dhe të kërkojë ndihmë.

Kur ju të dëgjoni ndonjëherë që një femër e shenjës së Virgjëreshës ka shkelur rregullat dhe normat e shoqërisë, sigurohuni që të lexoni midis rreshtave. Ajo në thelb ka një mendje të pastër dhe të kthjellët. Por kështu është edhe dashuria e saj. Dashuri e vërtetë! Dhe Virgjëresha nuk është e interesuar për asnjë lloj tjetër dashurie. Ajo do të ngjitet në malet më të larta dhe do të lundrojë në detet më të stuhishme, veshur me çizme dhe xhaketë jeshile, sapo Mërkuri të jetë bërë gati për të shpërthyer. Mos harroni, gjithashtu, se sunduesi i vërtetë i shenjës së Virgjëreshës, Vullkani i largët, është sunduesi i bubullimave dhe vetëtimave. Një grua e shenjës së Virgjëreshës që është e bindur se martesa e saj nuk është e rregullt dhe gjen një dashuri të re me asnjë të metë (ose mendon se nuk ka, e cila është e njëjta gjë), nuk do të hezitojë për të këputur lidhjet e mëparshme. Kur ajo përdor thikën, do të jetë po aq e ftohtë dhe e saktë si një kirurg. Ndonëse ajo urren që të shkatërrojë familjen, urrejtja e saj për hipokrizinë është akoma më e madhe.

Pasi ajo ta pranojë dashurinë e saj si të vërtetë dhe ideale, pastërtia e konceptit të saj për këtë lidhje dashurore, qëndron mbi të gjitha copat e letrave zyrtare që ekzistojnë në botë. Ajo është e vetmja grua në zodiak që mund të jetë tmerrësisht praktike dhe romantike në mënyrë hyjnore në të njëjtën kohë. Kjo çështje dashurie që ndodh në oqeanin e largët, mund të duket e zakonshme dhe e pamoralshme në përditshmërinë tonë. Në fakt, ky është një shembull i parashikueshëm sesi do të sillet në të vërtete një Virgjëreshë, kur ndodhet para një vendimi të vështirë. Ajo do të vuajnë agoninë dhe sikletin ne lidhje me dënimin që do ti japë shoqëria për një çështje të tillë, por ajo nuk do ta ndryshojë kursin e saj të veprimit, sepse nuk mund të ndryshojë pastërtinë e motivimit të saj. Ky është një shembull i përsosur iprakticitetit të elementit tokë që i përket shenja e Virgjëreshës, përzier me elementin ajër, mendor, kërkuesin e ideales- Mërkurin. Ka një nxehtësi të bardhë tek dashuria e Virgjëreshës pasi është ndezur, që mund ti bëjëme turp pasionet e shenjave të tjera të Diellit, nga intensiteti i madh i saj dhe qëllimi i vetëm që ka. Megjithatë, mund të duhet njëfarë kohë që ky zjarr të ndizet.
Me duhet të pranoj se aspekti i zjarrtë, fizik i dashurisë mund të jetë disi i nënshtruar tek femra tipike e Virgjëreshës, por ka një cilësi misterioze, të qetë tek kjo grua dhe “pasioni i shpirtit” është një zëvendësim më i kënaqshme për meshkujt që preferojnë delikatesën në manifestimin e romancës dhe dashurisë.

Ajo është një perfeksioniste, por kjo nuk do të thotë se ajo vetë është e përsosur. Ajo ka të metat e veta, ndonëse përpiqet shumë që ti fshehë ato. Kështu, femrat e Virgjëreshës kanë një besim të verbër se asnjë nuk mund ti bëjë gjërat më mirë dhe me më shumë përsosmëri sesa ato. Ajo që mund tju tërbojë më shumë është fakti se zakonisht- asnjë nuk mundet. Ata janë shumë strikte edhe me korrektesën në orare. A e keni lënë ndonjëherë një femër të shenjës Virgjëreshës të presë në një takim? Kur ajo është e mërzitur, nuk do ta shfaqë mërzinë duke u tërbuar dhe duke ju hedhur shishe në kokë, por ajo mund të bëhet gërnjare dhe e bezdisshme, kur ju e keni mërzitur shumë atë. Gjithashtu ju mund të prisni edhe një sharje të sinqertë nga ana e saj. Mund të ketë ndonjë femër të kësaj shenje, që do të sillet si një grua telendare, por shumica e tyre nuk arrijnë deri në këtë pikë. Çojini lule të bukura asaj. Pranojeni që keni gabuar dhe mos hyni në debat. Do ta keni të kotë të debatoni me një femër të Virgjëreshës. Elementi i saj është Toka, kështu që ajo i vlerëson krijimet e natyrës dhe një buqetë me lule do ta zbut acarimin e saj. Sa i përket faljes, bjerini shkurt dhe qartë. Femrat e kësaj shenje nuk janë aspak naive. Qartësia e mendimittë saj do ta kuptonte në moment një gënjeshtër të përpunuar dhe të mbushur me fjalë të bukura, ashtu siç do të dallonte menjëherë edhe hijen me të lehtë të buzëkuqit në jakën e këmishës. Ajo mund të ketë një mëndje të padjallëzuar, por me siguri nuk është naive.

Unë nuk po nënkuptoj se ajo do të fusë duart në lavatriçen tuaj, të paktën jo para se ju të jeni martuar. Pas kësaj, lavatriçja do të jetë në shtëpinë e saj dhe ajo nuk do të ndihet aq fajtore në lidhje me këtë veprim.

Kjo vajzë ka një bllokim mendor kur është fjala për të pranuar se ajo ka gabuar, tamam si një mur me tulla përpara trurit të saj- kështu që ju do të jeni aq i zgjuar sa ta merrni përsipër fajin menjëherë. Shumica e kohës, ajo do të ketë të drejtë, sado frustruese mund të jetë kjo gjë. Pra, pse ta luftoni atë? Kur ju ta ktheni atë në gjendjen e saj normale, do tju japë një kënaqësi të tillë, sa nuk do të ketë më rëndësi për ju se kush humbi dhe kush fitoi.

Nëse ju arrini ta duroni egon mashkullore të lënduar, atëherë ju mund të përfitoni nga këshillat e saj financiare, ose ta lini atë të merret me buxhetin. Ajo është koncize, praktike dhe e aftë për të kapur edhe gabimin më të vogël, që ndoshta edhe një financier mund të mos e dallonte.

Ju këshilloj që ta pastroni fjalorin tuaj dhe të adaptoni një sjellje të përshtashme, kur ti dilni në takim me një femër të shenjës së Virgjëreshës. Ajo nuk mund ta tolerojë gjuhën e pahijshme, sharjet apo tju shohë ndërsa provoni supën me gisht. Mos flisni ndërsa jeni duke ngrënë apo të përtypeni me zhurmë para fytyrës së saj. Praktikisht është sfidë që të hani me delikatesë para saj. Edhe përsa i përket veshjes, ju do kaloni sërish në skanerin e saj të inspektimit. Pasi të filloni një lidhje dashurie me një femër të Virgjëreshës, ju duhet të përgatiteni që të rruheni dy herë në ditë (kjo vlen edhe për pjesën e dushit). Kështu, para se të shkoni në takim me këtë vajzë- spërkatuni me locion pasi të jeni rruajtur, krihni flokët, vishni një këmishë të larë dhe të hekurosur, llustroni këpucët dhe kini vazhdimisht mendjen te sjellja juaj. Dhe këtu kam edhe një këshillë shumë të vlefshme për ju: herën tjetër që jeni me vonesë, bëni sikur nuk e dini sesa është ora. Hapni derën dhe shkoni drejt saj i zemëruar (sa më shumë i zemëruar, aq më mirë). Kur ajotju pyes se çfarë nuk shkon, thuaji se shitësja e papërgjegjshme e librarisë, e kishte mbyllur librarinë 5 minuta para orarit të afishuar te dera. Kjo nuk do të ishte kaq e tmerrshme nëse ndodhte me raste, por ti mbyllin dyert për ty çdo natë , kur ju keni të gjithë ato revista shkencore për të marrë.Ky është kulmi! Pas kësaj ajo do të harrojë çdo gjë në lidhje me vonesën.

Mos e pushtoni atë me sharmin tuaj fizik apo ta përqafoni në autobus; as mos nxitoni ti merrni puthjen e natës së mirë në takimin e parë (madje as në të dhjetin)- prisni për momente më të mira. Në përgjithësi, duhet ti ngadalësoni të gjitha skenat. Lëvizni ngadalë, me hir dhe shije, sikur po luani një pjesë në teatër.Duke folur për teatrin, ajo ndoshta do ta adhurojë atë. Paradat gjithashtu. Madhështia dhe shkëlqimi, emocionet dramatike, janë si energji elektrike për të ndezur të gjitha emocionet e kontrolluara fort prej saj. Përveç kësaj, ajo është një kritike e lindur.Intelekti i saj shumë i zhvilluar dhe shija e hollë artistike kombinohen për ti dhënë asaj një perceptim të mprehtë. Gjykimi është një nga fjalët kyçe të saj. Ajo e pëlqen artin dramatik, koncertet dhe librat, por ajo është një kritikee ashpër e përmbajtjes së çdo vepre. Ajo është po kaq kritike edhe për mënyrën sesi e lidhni kravatën tuaj dhe si i krihni flokët,apo për atë që bëni dhe atë që thoni. Për të të kritikojë është po aq e natyrshme sa është për ju të merrni frymë. Virgjëresha është perfeksioniste e përjetshme, dhe pa të, ne të gjithë do të ishim “rrëmujë dhe të ç’organizuar”. Gjithsesi, nuk duhet ta kritikoni atë në asnjë lloj mënyrë. Kjo është kundër rregullave. Pëfundimisht rregulli i artë nuk zbatohet këtu. Atë që ajo ju bën ju, mirë është që mos tia bëni asaj. Të menduarit e saj është i kthjellët si një kristal-kështu që ajo përbrenda është në dijeni të metave të saj, siç është edhe për difektet tuaja-dhe ajo e gjykon veten shumë shpesh dhe mjaft ashpër, prandaj për këtë arsye ajo mendon se nuk ka nevojë nga askush për ti treguar të metat e saj. Në këtë rast është shumë e vërtetë shprehja se ajo është “kritiku më i ashpër i vetes së vet”.

Një nga gjërat më të bukura e të qënit në një lidhje dashurore me këtë grua është se ajo do të merret me të gjitha gjërat që ju shqetësojnë ju, madje do ta bëjë me kënaqësi këtë gjë. Ajo do tju lejojë ta shijoni faktin e të qenit mashkull në çdo moment, aftësi kjo që femrat e lindura nën shenjat e tjera të Diellit duhet ta imitojnë.

Sa për çështjen e besnikërisë, ju mund të dëgjoni ndonjë rast të rrallë për një femër të shenjës së Virgjëreshës, që për arsyet e saj të paidentifikuara, ka vendosur ta braktisë virtytin në formë hakmarrje, por zakonisht një dëshirë e tillë vjen për të provuar diçka në lidhje me veten e saj dhe kjo nuk do të zgjasë gjatë. Femrate kësaj shenje, që gjatë jetës shkelin edhe në rrugën e imoralitetit, janë aq të zgjuara sa ta mbulojnë këtë të kaluar dhe sigurisht që një sjellje e tillë është një përjashtim. Në shumicën e rasteve, në qoftë se ajo ju dashuron me të vërtetë, ju mund të jeni aq i sigurt sa tia besoni femrën tuaj të Virgjëreshës mashkullit më të pashëm që njohni, në ishullin më të largët për një muaj. Për dy muaj? Atëherë, po flasim për një qenie njerëzore, e ke parasysh. Ato nuk janë kompjutera që flasin dhe ecin. Ato kanë zemër më të ngrohtë sesa njerëzit e tjerë mendojnë dhe emocione që mund të gjëmojnë nga ndjenjat,ndonëse nuk kanë zakon që ti manifestojnë ato me bujë. Natyra emocionale e Virgjëreshave është e kontrolluar, por nuk është jo ekzistente. Mos e harroni këtë. Kjo do t’ju japë kurajë!

Vajza e shenjës së Virgjëreshës është acaruese në lidhje më gjërat e vogla dhe përpikmërinë, por ajo gjithashtu mund të jetë krijesa më bujare dhe më e dashur në botë. Konsiderojeni perfeksionizmin e saj një virtyt, në vend të një vesi. Me gjithë këtë impulsitet të përhapur në botë, çfarë do të bënim ne pa sytë dhe mendjen e mprehtë të Virgjëreshës? Edhe pse ajo ju irriton me mënyrat e saj kritike, ka një cilësi positive tek ajo që e bën të parezistueshme. Por sigurisht ju keni zbuluar tashmë këtë, se ndryshe nuk keni pse të rruheni dy herë në ditë dhe të shkoni çdo darkë në bibliotekë. Mënyrat e saj modeste dhe të buta të sjelljes si dhe sytë me vështrimin e qartë, e kanë bërë punën e tyre më së miri. Ju ndoshta keni zbuluar edhe sesa gazmore është ajo kur njerëzit nuk merren me të dhe çfarë mendje e zgjuar ndodhet brenda asaj koke të bukur. Diçka shumë e bukur dhe e çuditshme njëkohësisht është fakti se kur grate e shenjës së Virgjëreshës qeshin, shpesh tingëllon si kumbimi i këmbanave të vogla.

Ajo nuk ka asnjë iluzion, kështu që mos u përpiqni ti shisni asaj ndonjë ide të rreme. Për të, e vërteta është bukuria-dhe bukuria është e vërteta. Mësohuni me zakonin e saj për të zbrasur tavllën e duhanit çdo tre sekonda, silluni mirë me kotelet e saj dhe ajo do ta kryejë rutinen e përditshme me hijeshi femërore. Ajo do të ndajë emocionet dhe mendimet e saj me shumë pak veta, vetëm me ata që ka besim dhe shumë pak gjëra kanë vlerë të madhe për të. Me gjithë natyrën modeste dhe të ndrojtur, ajo është mjaft e fortë për tu dhënë të tjerëve një strehë, kur retë e errëta mblidhen mbi kokën e tyre. Guximi dhe ndjenja e thellë e përgjegjësisë te gratë e Virgjëreshës shpesh vepron si një zamkë magjike për të mbledhur familjet e mëdha së bashku. Ajo ndoshta do të jetë një kuzhiniere emire, shtëpia juaj do të jetë e pastër dhe e rehatshme, dhe sigurisht që ena prej qelqi mbi tavolinë do jetë e mbushur me mollë dhe jo me çokollata (të cilat janë të dëmshme për dhëmbët dhe shendetin në përgjithësi).

Ju ndoshta kurrë nuk do ta shihni djalin tuaj duke vrapuar rreth lagjes me hundët që i kullojnë, me fytyrën me njolla apo me atlete të grisura. Ju nuk do të shikoni gishtat e tij të vegjël që këpusin cigaret tuaja apo letrat e punës të jenë vizatuar me ngjyra të ndryshme. Ajo do të jetë një nënë disiplinuese. Gratë e shenjës së Virgjëreshës rrallë do të kenë më shumë se dy fëmijë. Duket se ato nuk kanë nëvojë të jenë nëna për të kënaqur feminitetin e tyre. Por sapo fëmija i tyre të vijë në jetë, ajo kurrë nuk do ta lë atë pas dore, si për nevojat fizike, ashtu edhe për ato morale apo edukative. Ajo nuk mund të mos ta ketë shumë të lehtë që ti nevojat e tij emocionale, por në qoftë se ajo është e sigurt për dashurinë tuaj dhe e di se e vlerësoni, ajo do të qetësohet dhe do ti japë të voglit të saj dashurinë që ka nevojë. Fëmijët shpesh do ti vlerësojnë nënat eVirgjëreshës gazmore dhe të buta. Ato do të jenë të vendosura dhe do të përpiqen për tu mësuar atyre zakonet e mira, por këto nëna kanë një prekje të butë që e bën fëmijën e saj të ndihet i sigurt për dashurinë e saj.

Ju shpesh mund ta gjeni bashkëshorten tuaj të shenjës së Virgjëreshës duke qepur dhe nëse ajo është femra tipike e shenjës, shtëpia juaj mund të mbushet me një aromë qiellore-një përzierje e aromës së luleve të freskëta dhe bukës së sapopjekur në furrë. Është një kënaqësi e vërtetë të vish pas një dite të lodhshme në një shtëpi si kjo. Gruaja juaj do të shkundë pluhurin e të gjitha ëndrrave tuaja të vjetra dhe do ti bëjë ato të shkëlqejnë përsëri. Gjithashtu ju do të keni një grua që kurrë nuk do të marrë hua pastën tuaj të rrojes ose të përdorë furçën e dhëmbëve tuaja për vetullat e saj. Ajo do të kujdeset për jusi një engjëll kur të jeni sëmurë dhe ajo nuk do tju vë në siklet duke flirtuar me mikun tuaj më të mirë.

Ajo do të vishet me kujdes dhe do të jetë në gjendje për të folur me ju në lidhje me çdo gjë, përveç pelenave dhethashethemeve të sallonit të bukurisë. Ju do të merrni prej saj gjithë besnikërinë dhe devotshmërinë që meritoni. Ajo nuk do të bëjë skena emocionale xhelozie ose të harxhojë paratë tuaja vend e pavend. Ajo do ti ruajë sekretet tuaja në zemrën e saj, dotju ndihmojë të organizoni punën tuaj dhe ndoshta nuk do tju krijohen rrudha në moshën e mesme. Tani me të vërtetë, nuk mendon se ja vlen të rregulloni sjelljen tuaj dhe të mbani thonjtë pastër për këtë femër? Sytë e saj janë si liqen i mbushur me dashuri të pastër dhe buzëqeshja e saj mund të ndezë një dhomë të tëre me rrezatimin që lëshon. Më e mira është që ta mbani fort atë. Nuk do të jeni me kaq shumë fat herën tjetër.

Fëmija i shenjës së Virgjëreshës
Ndërsa i porsalinduri i shenjës së Virgjëreshës përpiqet për të imituar tingujt që dëgjon në dhomën e foshnjave në maternitet, kjo bebe mbart farën e një talenti të rrallë-atë që kemi përmendur- aftësinë për të vepruar. Aftësia për të imituar manifestohet pothuajse që pasi ka lindur. Foshnja e Virgjëreshës është vigjilent dhe i shpejtë, por në të njëjtën kohë është më i qetë se foshnjat e tjera, një kontradiktë e cila na paralajmëron për një personalitet që në të ardhmen edhe do të qetësojë, edhe do të irritojë.

Mos u mundoni ta ushqeni me pure molle foshnjën tuaj të Virgjëreshës, kur ai dëshiron të hajë pjeshkë, pasi do ti hyni një lufte të gjatë. Ju do të përfundoni me purene e mollës të derdhur në të gjithë karrigen e ngrënies dhe asnjë pikë pureje nuk do të përfundojë në barkun e tij në qoftë se ai nuk e pëlqen atë; edhe pse ai do të buzëqeshë me ëmbëlsi, ai do ta kthejë kokën në mënyrë të vendosur nga ana tjetër. Ai mund tju habisë ju kur të preferoje spinaqin në vend të akullores. Përzgjedhjen ndaj ushqimit Virgjëreshat e shfaqin që në fillim të jetës së tyre.

Pavarësisht të qenit selektiv në ushqim dhe ndonjë ankese ne lidhje me problemet e stomakut, të rritësh një fëmijë të shenjës së Virgjëreshësështë një përvojë e këndshme, me pak konflikte dhe disa shpërthimë zemërimi. Edhe kur janë shumë të vegjël, këta fëmijë janë të prirur të jenë të kujdesshëm dhe ti dhe të vendosin mënjanë lodrat me dëshirë. Fëmija juaj i Virgjëreshës mund të jetë i turpshëm dhe i qetë në prani të grupeve apo turmave, por në familje dhe të afërmit ai me siguri nuk do të jetë nga ata që “ i ka ngrënë macja gjuhën”. Ai ndoshta do të flaës që në fillim rrjedhshëm, me përjashtim para të huajve. Një fëmijë i kësaj shenje rrallë është i mundimshëm dhe ai do të jetë një shok i mrekullueshëm, ndërsa nëna bën punët e shtëpisë. Ai për fat të mirë do të imitojë çdo gjë që ajo është duke bërë dhe ai zakonisht do ti fiksojë gjërat që i thuhen që në herën e parë.

Në shkollë, fëmijët e Virgjereshës do jenë nxënësit e preferuar të mësuesve, për faktin se ata janë djemtë dhe vajzat më të lehtë për tu disiplinuar dhe i bëjnë mësimet e tyre me shumë kujdes. Është një kënaqësi që të udhëzosh fëmijët e ndritshëm dhe me sjellje të hijshme të Virgjëreshës. Kritikat, megjithatë, duhet të përdoren me masë. Nëse vendoset shumë theksi tëk gabimet, ai do të shqetësohet shumë dhe ndonjëherë mund të arrijë të vuajë deri në pikën e sëmundjes aktuale.

Ti mbahet një leksion morali përpara klasës do të jetë një ofendim i dhimbshëm për të dhe kjo mund ta mbyt dëshirën e tij për të mësuar për një periudhë të gjatë. Këtyre fëmijëve u duhet thënë vetëm njëherë, në heshtje, gabimi që kanë bërë. Rinjtë Virgjëresha duhet të jetë i tha vetëm një herë, në heshtje, në qoftë se një gabim është bërë. Ata do të jenë po aq të shqetësuar sa mësuesi që po e korrigjon atë, ndoshta më shumë.

Shpesh detyrat e rutinës, të papëlqyeshme nga pjesa tjetër e klasës, do të vlerësohen si me përgjegjësi të madhe nga fëmijët e Virgjëreshës. Ata janë individë të aftë, të përgjegjshëm, të besueshëm, me një qëndrim serioz, por miqësor, edhe pse jane shumë të ndjeshëm sa mund të preken lehtë nëse ngacmohen nga shokët e klasës. Fëmija i Virgjëreshës është dukshëm i adaptueshëm, ndoshta po aq i aftë sa të përshtatet në grupin e pikturës dhe njëkohësisht edhe në gazetën e shkollës. Nuk do të bënit keq nëse do ti sygjeronit që të provonte edhe kursin e dramaturgjisë. Ai nuk do të kërkojë te jetë në qendër të vëmendjes, por ai mund të tregojë një aftësi të habitshme për të interpretuar personazhet me një realitet shumë bindës, në qoftë se ai arrin të kapërcejë frikën e madhe që ka nga skena.

Ndershmëria dhe vëmendja e përpiktë që kanë Virgjëreshat ndaj detajeve, e bëjnë atë një zgjedhje të preferuar nga mësuesit kur kanë nevojë për ndihmë me testet në klasë. Ai do të jetë vigjilen dhe do të ketë etikë, si një vëzhgues i zgjedhur. Por mund të ketë raste kur nxënësi i shenjës së Virgjëreshës të drejtojë gishtin tek mësuesi, nëse vë re që ai ka gabuar (edhe ai është qënie njerezore) dhe këtë do ta bëjë me qetësinë dhe sigurinë më të madhe. Studentët e kësaj shenje duan të dinë pse-në dhe faktet e çdo gjëjë. Ata rrallë do ta vënë në dyshim dhe diskutim autoritetin, por do të bëjnë pyetje në lidhje me njohuritë që do të marrin në libra, derisa të mësojnë se çfarë ka pas tyre. Vetëm fjala e shkruar në libër, shpesh nuk është e mjaftueshme për mendjen e përpiktë dhe kureshtare të Virgjëreshës. Këta fëmijë kanë nevojë për shumë lodra edukative dhe kur ata janë shumë të vegjël duhet ti lexoni sa më shumë libra të jetë e mundur. Ata do të bëhen të rritur të pakënaqur dhe të palumtur nëse nuk marrin një arsim të plotë. Nëse një Virgjëreshë di më pak se të tjerët, kjo do ta kthejë atë në një person të mbyllur dhe nervoz, i cili do të vuajë nga mangësitë e veta.

Është më mirë që të bëni sikur nuk e vini re interesin që do të tregojë adoleshenti i shenjës së Virgjëreshës për gjininë e kundërt. Të ngacmoni një vajzë të Virgjereshës në lidhje me të dashurin e saj të parë, mund ti shkaktojë një mbresë të përhershme emocionale dhe të fusni hundët në takimin e një djali të kësaj shenje mund ta bëjë atë që ti futet rrugës së beqarisë. Virgjereshat nuk e kanë të lehtë të pranojnë marrëdhëniet e ngushta që çojnë në martesë,prandaj rruga drejt kësaj duhet të jetë sa e qetë që është e mundur.

Ju duhet ti përmbushni nevojat emocionale të fëmijës suaj të shenjës së Virgjëreshës, duke treguar edhe afeksion fizik. Ai kurrë nuk do tju tregojë sesa shumë ai e dëshiron këtë lloj dashurie, por mungesa e saj do të ndikojë fuqishëm në marrëdhëniet e tij të ardhshme. Madje edhe vajzat e vogla, të bukura dhe të zgjuara-ashtu si dhe djemtë e pashëm dhe të mençur- kanë shumë nevojë të binden që janë interesantë. Është e vështirë për ta që të besojnë se mënyra e tyre modeste dhe pa pretendime mund të jetë po aq tërheqëse sa personaliteti karizmatik i miqve të tyre. Fëmija juaj i Virgjëreshës ka nevojë të madhe për dozën e përditshme të vitaminave të tilla emocionale, së bashku me vajin e peshkut dhe multivitaminat e tjera.

Ai do të ketë shumë zakone strikte dhe do të ankohet në qoftë se sendet e tij ngacmohen apo privatësia e tij çënohet. Ai i bën gjërat e përcaktuara në kohën e duhur dhe në qoftë se i lëvizet orari i tij personal ai do të mërzitet. Mund të jetë e rrezikshme ti kërkoni atij një mendim të sinqertë; në të kundërt, ai do të jetë shumë i sjellshëm me të gjithë. Ky fëmijë do të kritikojë çdo anëtar të familjes, ndonjëherë me humor, por duke imituar të metat e tyre. Ai ndoshta do të kërkojë të ketë dhomën e tij që në moshë të vogël dhe do të ankohet për gatimin tuaj që herët. Ju lutem shumë, nuk mund të ketë copa patatesh në purenë e tij dhe jo kash shumë erëza në gjellë. Por ai do të tregojë një sens të shkëlqyer përgjegjësie para se shumica e fëmijëve të tjerë të kenë mësuar alfabetin. Ai do të jetë mirëkuptues ndaj dhimbjeve te kokës së mamasë dhe problemeve financiare të babait. Ju mund të prisni prej tij që ai të përpiqet sinqerisht për të marrë nota të mira në shkollë, për të ndihmuar me dëshirë në shtëpi dhe për të menaxhuar me kujdes buxhetin e tij të parave.

Edhe pse ai nuk është 100% modeli i përsosmërisë dhe ju do tju lind dëshira ta shkundni nga supet kur ai refuzon supën se i duket me kripë, ose refuzon të vesh këmishën që sapo i hekurosët, sepse ajo ka dy rrudha të vogla, një fëmijë i shenjës së Virgjëreshës është një gëzim i vërtetë për ta patur në shtëpi.

Këta fëmijë duhet të kenë një kotele ose një zog të vogël në shtëpi, në mënyrë që ata të mësojnë leksionet e dashurisë në heshtje dhe pa u trazuar, duke u kujdesur për të pafuqishmit. Mos i blini atij një bulldog apo një qen policie. Nëse ai është një djalë tipik i shenjës së Virgjëreshës, ai do të preferojë një kafshë të vogël. Ai do mahnitet me një nga ato foletë e milingonave. Mendja e tij e vogël praktike do të bëhet vërtetë kurioze, ndërsa sheh sesa shumë punojnë milingonat e vogla, me zell dhe pa u lodhur.

Dëgjojeni atë kur flet. Ai ka një mençuri që shkon përtej moshës së tij. Ai do të përpiqet shumë për tju kënaqur në qoftë se ai e di saktësisht se çfarë prisni ju prej tij. Mos harroni që imagjinata e tij ka nevojë për shumë hapësirë që të rritet, ka për tu mbytur me lehtësi. Ju kurrë nuk duhet të shqetësoheni se mos e përkedhelni shumë apo se mos i keni dhënë shumë iluzione. Fëmija i Virgjëreshed është bërë me material më të fortë se kaq.

Jepini atij të gjitha ëndrrat e bukur që ju mund të fusni në zemrën e tij. Momente të tilla të ndritshme dhe plot fantazi do ti garantojnë atij një ekuilibër shumë të nevojshëm emocional kur të rritet. Sigurohuni mirë që ai të ketë një yll të fshehtë tek i cili mund të shprehë dëshirat e fshehta. Kujtimet e ditëve magjike do ta mbajnë atë larg nga vetmia që do të vijë në të ardhmen ( do të ketë shumë raste vetmie në të ardhmen). Ndryshe nga fëmijët e tjerë, këto Virgjëresha të vogla nuk mund të jenë shumë të dhëna pas historive me zana dhe me përralla. Ai është një realist i vërtetë. Ndoshta kjo është arsyeja pse ai ka nevojë për ta më shumë se fëmijët e tjerë. ?

Shefi i shenjës së Virgjëreshës
Nëse ju keni një shef të shenjës së Virgjëreshës, tregohuni i mirë me të. Ka shumë gjasa që ai të jetë i pakënaqur dhe me shpirt të trazuar. Njerëzit e shenjës së Virgjëreshës nuk janë të lindur për të qenë drejtues të lartë, nga ata që i udhëheqin të tjerët me detyrim, ndaj shumë shpejt ata do të kafshojnë vten me dhëmbë që pranuan më shumë se çmund të mbajnë në kurriz. Natyrisht, për shkak të pozicioneve të vëçanta të planeteve dhe treguesve në tabelën e lindjes, ka disa individë të Virgjëreshës, të cilët janë jashtëzakonisht kompetent në pozitat e pushtetit, por ata janë të rrallë. Ju ndoshta mund ti numëroni ata në gishtat e një dore.

Virgjëresha tipik është më mirë në rolin e atij që ndodhet pas karriges së pushtetit, ai që mbart idetë origjinale të të tjerëve. Ai është më i lumtur dhe më i suksesshëm në pozitën e një shefi që kontrollon anëtarët e bordit sesa si president i një korporate të madhe që duhet të përballet me problemet e punonjësve të tij dhe të paraqesë një imazh të këndshëm të kompanisë. Gjëja e fundit që shumica e Virgjëreshave duan është të lavdërojnë veten e tyre dhe të bëhen “kisha ku të gjithë falen” duke shprehur problemet e të gjithëve; Zoti e di sesa të ngarkuar janë ata me problemet e tyre (sikur edhe imagjinare të jene shumica e tyre).

Përballja me presionin për të qenë përgjegjës për veprimet impulsive të bashkëpunëtorëve të vet, dhënia e urdhrave të prerë ndaj vartësve dhe marrëdhëniet me publikun, ndërsa ballafaqohen me financat e perandorive të mëdha, kërkon një lëkurë më të trashë dhe më të fortë sesaa zotëron në Virgjëreshë e zakonshme. Një arsye pse ai nuk arrin të përshtatet me të tilla pozicione ekzekutive, është për shkak se ai ka tendencë që të shohë pemët dhe të humbasë së pari të gjithë pyllin. Ai mund të jetë nga ata që nuk sheh dot të gjithë tablonë, por ai mund të fshijë nga kjo tablo çdo gjë që njerëzit më të shkathët kanë vizatuar në të, me lehtësinë më të madhe. Nëse ekziston dikush që mund të identifikojë nga gabimet më të vogla deri te ato më të mëdha në një punë,me lehtësinë më të madhe, ky mund të jetë vetëm një Virgjëreshë. Ai mund të marrë skemat më të vështira dhe me një mijë rreziqe dhe ti bëjë ato të funksionojnë. Një talent si ky mund të zbehet dukshëm nëse nuk ka mjaftueshëm privatësi, për të realizuar mrekullitë e tij në mënyrë të përpiktë. Në fakt, në qoftë se ai detyrohet që ti kryejë këto magji organizative para një audience, Virgjëresha ka të ngjarë të duket sikur po flet me nënkuptime, gjë që nuk është e vërtetë. Zakonisht, akuza më e shpeshte që i bëhet një drejtuesi të shenjës së

Virgjëreshës është pikërisht kjo: që jep mesazhe të dyfishta dhe jo të qarta.

Një drejtues i shenjës së Virgjëreshës do ti bëjë të tjerët të kërcasin dhëmbët nga inati, kur ti kërkojnë një mendim kritik. Ne të gjithë e dimë se një drejtues ekzekutiv, ndonjëherë duhet të buzëqeshë dhe të thotë “po”në vend të “jo”dhe me raste të tjera duhet të vrenjtete dhe të thotë “Jo”kur në fakt mendon për “Po”. Kjo është e gjitha pjesë e lojës. Por një shef i shenjës së Virgjëreshës i thotë tavolinës tavolinë dhe bëhet konfuz kur njerëzit rrotull tij e shohin me inat, pse ai nuk thotë që ajo është karrige.

Si pasojë, Virgjëreshat që janë pozicione të larta drejtuese, i drejtohen mashtrimit për tu vetmbrojtur – dhe duke qënë se gënjeshtra nuk është një nga pikat e tij më të forta- ai përfundon duke u akuzuar për dinakëri dhe hipokrizi. Sa keq, pasi Virgjëresha e urren hipokrizi jashtëzakonisht shumë. Por ky është çmimi që ai duhet të paguajë pse është ulur në një karrige,për të cilën nuk kishte qëllim që ta zinte. Diskutimet dhe bisedat e pafundme që duhen bërë në zyra dhe ne restorante me klientë të rëndësishëm, do ta bëjnë një njeri mesatar të Virgjëreshës të përfundojë në një shpellë të vetmuar, pas disa muajsh. Akoma disa vite më vonë, kjo ekperiencë mund ti sjellë akoma shqetësime serioze mendore.
Çdo Virgjëreshë që është në kërkim të shpirtit të vet, në një moment del në përfundimin se është më mirë që ai të merret me punët e brendshme organizative aktuale dhe dikush tjetër të merret me pjesën e promocionit dhe reklamave. Në qoftë se ai është me të vërtetë i përkushtuar në punën e tij (a ka ndonjë Virgjëreshë që nuk është), ai fshehurazi i përçmon aktivitetet e tjera shoqërore dhe politike që një drejtues është i detyruar që të merret me to, sepse kjo bën që ai të lë pas dore detyrat e tij- dhe të jeni i sigurt se neglizhimi i detyrës nuk është diçka që një Virgjëreshë e merr me lehtësi.
Megjithatë, në qoftë se ai drejton një biznes të vogël, le të themi me disa të punësuar,ai do ta luajë shumë mirë rolin e kapitenit të anijes. Ai sigurisht nuk do të le pa zgjidhur as problemin me të vogël, qoftë ky i paparashikuar, sepse ai do të analizojë në detaje çdo rrezik potencial të mundshëm. Por me përjashtim të rasteve të veçanta, biznesi i madh dhe Virgjëreshat tipike thjesht nuk përputhen me njëri tjetrin.Kështu një person i shenjës së Virgjëreshës me ashedente ne Gaforre dhe me Hënën te Bricjapi, për shembull, do të ishte një rast tjetër. Një Virgjëreshë e tillë, në krye të një kompanie të madhe do të jetë një fitues i vërtetë, ashtu siç një drejtues i shenjës së Virgjëreshës tipike, do të jetë një drejtues zakonisht i suksesshëm. Ata gjithashtu shkëlqejnë në grupet shkencore eksperimentale, ku hulumtimi dhe matjet e përpikta janë fokusi kryesor.

Ky lloj shefi nuk do ti anashkalojë gabimet e sekretares së tij, nëse ajo vazhdimisht bën gabime gramatikore, mban thonjtë me bojë apo të harrojë të ujitë lulen e tij të preferuar. Ju duhet të jeni vigjilent dhe të qëndroni në gadishmëri (në majë të gishtave) nëse doni një rritje në detyrë apo në pagë nga shefi i Virgjëreshës. Kurrë mos i thoni atij se takimi është në 15:00, kur në të vërtetë është në 14:45, ose ju do të përballeni me një shef të çuditshëm, të nevrikosur, i cili nuk do të ngurrojë të vë në dukje gabimin tuaj me një sinqeritet të frikshëm. Gjithshtu as mos e kaloni nëpër mend që ti kundërpërgjigjeni atij duke i kujtuar faktin që edhe ai e ka harruar dosjen që i duhej në mbledhje. Në vend që konstatimi yt ta bëjë atë më tolerant ndaj gabimeve tuaja, ka më shumë gjasa që tju shoh me inat dhe me bezdi ekstreme. Provojeni ta bëni këtë më shumë se një herë dhe ju mund të përfundoni pa punë. Një kritikë e vogël shkon gjatë me shefin tuaj të shenjës së Virgjëreshës. Nga ana e tij, kritikat do jenë të pashmangshme. Nëse shqetësoheni shumë për këtë fakt, jepni dorëheqjen. Ka vetëm një mënyrë për ta përballuar këtë situatë: Mos bëni gabime. Kaq e thjeshtë është!

Sapo të përshtateni me qëndrimin e tij perfeksionist, ju do të zbuloni se shefi juaj sy-shqiponjë, është zemërmirë dhe i drejtë. Ai nuk do të dojë të dëgjojë detajet e romancës tuaj të fundit, sepse sentimentalizmat e mërzisin Virgjëreshën tipike, por ai do të jetë empatik ndaj kërkesës suaj për tu larguar për një kontroll mjekësor, për shkak se thoi i gishtit të vogël ka nevojë për vëmendje. Largimet për arsye mjekësore do të mirëkuptohen prej tij. Flirtimet në zyrë dhe mënyrat e sjelljes të pakujdesshme nuk do të justifikohen në asnjë mënyrë nga ky shef. Mbani tavolinën tuaj të pastër, mos u vishni me minifunde dhe dekolte, as mos vendosni shumë tualet, mos krihni flokët mbi dokumentat e tij dhe gjithmonë dëgjoni me kujdes të gjitha udhëzimet e tij. Nëse ai e miraton veshjen tuaj, shprehitë tuaja të punës dhe trurin tuaj, ai mund të jetë një njeri njeri me të cilën do keni qejf të punoni. Ai do këtë ndonjë të metë të vogël , por a nuk kemi të gjithë? Meshkujt të cilët punojnë për një shef të shenjës së Virgjëreshës, përballen me një problem pak më të ndryshëm në krahasim me fëmrat. Në këtë rast, shefi do të presë që ai të ketë ide kreative, të jetë agresiv në fushën e promovimit dhe të ketë aftësi bindëse. Në fakt, ai do të varet nga ju për të mbushur këto boshllëqe, të cilat nuk janë pjesë e natyrës së tij. Vetëm sigurohuni që ta shfaqni veten sa më modest. Ai e di që ju keni më shumë aftësi për ti bërë gjerat në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ai është gjithashtu në dijeni se ka aftësi organizative më të mëdha, për të mos thënë më praktike dhe më të kujdesshme. Ai nuk do të hidhet përpjetë nga gëzimi, nëse ju i lini të kuptojë që mund ti menaxhoni situatat pa supervizmin e tij. Ai është pa dyshim i saktë. Në përgjithësi, ai është gjithmonë i saktë në atë që thotë dhe që bën, gjë që mund të jetë frustruese, derisa të mësoheni me këtë dhe ta respektoni.

Shefi juaj i shenjës së Virgjëreshës mund të ketë një sirtar plot me ilaçe për dhimbje dhe një mendje plot me fakte dhe shifra, por ai gjithashtu ka një zemër plot me dhembshuri dhe aftësi për të sqaruar mosmarrëveshjet që mund të lindin në punë. Ai nuk do tju japë nga një makinë kabriole apo paketa pushimesh si shpërblim për Krishtlindje, por ai do tju paguajë për atë që ju meritoni dhe nuk do tju mashtrojë. Mos harroni se ai është plotësisht e aftë për tju peshuar sesa vleni në të vërtetë, prandaj është e vështirë, në mos e pamundur, që tia hidhni atij.

Mos prisni që ai të merakoset për promovimet joshëse që janë si flluska sapuni për të. Ai ndoshta nuk ka imagjinatë shumë të zhvilluar, por ka mjaftueshëm imagjinatë për të vizualizuar sesi këto flluska shpërthejnë me shumë zhurmë dhe plot me ujë, duke ju lagur dhe duke ju bërë qull. Sigurohuni që sugjerimet dhe metodat e punës tuaj kanë një bazë të shëndoshë mbi faktet, ose ai do ti rrënojë skemat tuaja siç fashiten ëndrrat me sy hapur, madje mund tju shkarkojë edhe ju, gjithashtu. Ju shpesh herë mund të mos e duroni dot sensin e tij të kritikës dhe përpikmërinë ndaj detajeve, por në fund të fundit, ju nuk mund ti thoni një eprori se “Kjo që po bën është shumë e bezdisshme”. Pra, edhe ju mund të përpiqeni ta pranoni me dashamirësi zakonin e tij për të kritikuar. Gjithashtu, nuk do tju bëjë keq që ai tju japë një formë.
Gjithmonë tregojini atij të vërtetën. Është absolutsht e kotë ta gënjesh atë. Sinqerisht, shefi juaj i Virgjëreshës nuk mund ti kalojë një mushkonjë pa e parë, prandaj rrallë mund ti shpëtojë një deve.

Nëse ju i jepni atij mbështetjen, mirëkuptimin dhe respektin që ka nevojë, ai kurrë nuk do tju lëndojë. Brenda vetes së tij, ai është me të vërtetë një shpirt i butë dhe shpesh herë, tmerrësisht i vetmuar, martuar apo beqar qoftë. Ai nuk bën lehtë miq dhe ai do të jetë vertet mirënjohës për inkurajimin tuaj. Ashtu si të gjitha Virgjëreshat, ai jeton me një ëndërr të fshehtë dhe nuk është aq i izoluar nga emocionet aq sa duket se është. Bëjeni me dije atë që ju tashmë e keni zbuluar se lehja e tij është më e keqe se kafshimi i tij (edhe pse lehja e tij është e butë dhe e qetë), dhe ai do të zbresë nga kulla e tij e fildishtë. Mos ia vini veshin fjalëve të punonjësve të tjerë, të cilët e quajnë atë koprac. Shkoni tek ai, kur ju jeni me të vërtetë në vështirësi dhe ta shihni vetë sesa shumë gabojnë ata.

Punonjësi i shenjës së Virgjëreshës
Nëse ju keni një punonjës të shenjës së Virgjëreshës, i cili/a është një Virgjëreshë tipike,ruajeni atë si thesar dhe planifikoni që ngadalë dhe me kujdes, ta lëvizni atë në pozicionin e asistentit/es tuaj. Mos e bëni këtë lëvizje menjëherë, sepse ai/ajo do te ndihet i papergatitur dhe aspak i gatshëm. Përparimet shpejta apo katapultimit nuk ia përkëdhekin egon Virgjëreshës, por vetëm e alarmojnë atë dhe e bëjnë të dyshojë se ju jeni shumë impulsiv për të që tju besojë.

Ju nuk duhet ta shpërbleni më shumë seç duhet këtë punonjës, ashtu siç nuk duhet ta paguani më pak sesa i takon. Ai është i vetëdijshëm për vlerën e tij në tregun aktual dhe ai nuk do të hezitojë të largohet, pa marrë parasysh besnikërinë e tij dhe stabilitetin, në qoftë se ai mendon se ju jeni i padrejtë apo i paarsyeshëm me të. Është thënë se njerëzit e shenjës së Virgjëreshës ofrojnë sherbimin pa menduar për shpërblimin,gjë që ka krijuar një keqkuptim. Është më e saktë të thuhet se ata japin shërbimin pa menduar për kënaqësinë e egos personale (edhe pse ata fshehurazi e dëshirojnë këtë më shumë sesa lënë të kuptohet). Punonjësi i shenjës së Virgjëreshës pret të paguhet plotësisht për përpjekjet e tij, për shkak se paraja është shumë e rëndësishme për të. Nuk janë paratë në vetvete dhe as dëshira e ashedentes së Gaforres që e motivon atë. Është frika e tij e natyrshme që do të dalë në pension një ditë, kur të jetë i moshuar, ndoshta i sëmurë dhe i pafushishëm, dhe do të detyrohet të varet nga të tjerët. Vetëm mendimi i një situata të tillë e rrënqeth një Virgjëreshë tipike. Ai ndoshta do të jetë shumë më i shëndetshëm në moshë të vjetër, se shumica e shenjave të tjera të zodiakut. Edhe pse shpesh i dobët në fëmijëri, Virgjëresha do të fuqizohet fizikisht me kalimin e viteve. Por ai ende (në fshehtësi) do të shqetësohet për shëndetin e tij dhe të ardhmen e tij financiare. Imazhet e spitalit dhe strehës për njerëzit e varfër, nuk largohen asnjëherë nga mendimet e tij, kështu që ju mund ta kuptoni pse ata janë gjithmonë duke punuar ne mënyrë ambicioze dhe në heshtje, për tu ngritur në një pozicion, ku ata mund të arrijnë siguri financiare për të ardhmen. Vetëm kur të arrijë në këtë pikë, ngarkesa nervore e Virgjëreshës do të fillojë të lehtësohet dhe ai mund të pushojë. Sigurisht, Virgjëreshat nuk do të pushojnë kurrë plotësisht, por le të themi se ai nuk është aq i nevrikosur sa ishte më parë; ai kafshon thonjtë e tij më pak dhe alergjia e tij lehtësohet.

Ju do të zbuloni se sytë e tij janë të përsosur për të kapur detajet, ndonjëherë pak më shumë seç duhet. Vetëm për shkak se ju jeni shefi, nuk do të thotë që ai nuk do ti vë në dukje gabimet tuaja. Ai do ta bëjë këtë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, si një Virgjëreshë tipike. Pozitat dhe titujt nuk janë të rëndësishme për të: përsosmëria është-edhe pse, me sharmin tipik të Virgjëreshës, ai ndoshta do tju japë më shumë respekt dhe mirësjellje se bashkëpunëtorët e tjere.

Çfarëdo të metash që mund të kenë ata, ju gjithmonë mund të mbështeteni te këta punonjës, mashkull apo femër qofshin, për aftësitë e tyre të shkëlqyera analitike dhe shijen e shkëlqyer. Sensi i tij (apo i saj) i mprehtë përzgjedhës, bën që punonjësi tipik i Virgjëreshës të jetë një kritik i shkëlqyer, i aftë për të dalluar hallkën më të dobët të një zinxhir proçesesh, me një shpejtësi dhe përpikmëri për tu admiruar. Punonjësit e Virgjëreshës janë të adaptueshëm dhe të gjithanshëm, me mendime të qarta, të saktë, inteligjent dhe të besueshëm. Ata kurrë nuk do të bëjnë një punë sipërfaqësore dhe as një punë gjysmake. Kjo përfshin edhe ndonje rast përtacie nga ana e vet shefit. Shefi që merr një ditë pushim për të luajtur golf, kur të kthehet në zyrë do të gjejë punonjësin e Virgjëreshës duke e vështruar me një shikim të maskuar mosmiratues, edhe pse Virgjëresha e bindur dhe e sjellshme ndoshta do të heshtë në lidhje me këtë çështje.

Punonjesit e virgjereshës zakonisht shkëlqejë më shumë në punët që janë në shërbim të publikut në përgjithësi. Botimet, fusha letrare, mjekësia, farmacia, çdo gjë që ka të bëjë me ushqimin, laboratoret shkencore, agjencitë e shërbimit të të gjitha llojeve, kontabiliteti dhe financa -të gjitha këto zona janë të përshtashme për Virgjëreshën sistematike dhe kompetente. Çdo detaj, sado i vogël është i rëndësishëm për tu analizuar dhe ai do të qëndrojë jashtë orarit të punës për ta shqyrtuar këtë problem deri sa ti japë zgjidhje.

Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt që ta lini punonjësin tuaj të shenjës së Virgjëreshës të punojë pa mbikqyrje. Ndjenja e etikës dhe përgjegjësisë janë pjesë e natyrës së tij. Përveç kësaj, ai ndoshta do të preferojë të punojnë vetëm, sesa të jetë i ekspozuar ndaj kritikave të mundshme të punonjëve të tjerë. Virgjëresha punon shpejt, por kjo mund të mos jetë e dukshme që në fillim. Kjo për shkak se ai ndihet i pasigurt dhe kurrë nuk është i kënaqur deri sa ti kete kontrolluar mirë të gjitha faktet. Ai mund të duket i ngadaltë thjesht sepse ai e bën një punë të plotë. Në fakt, mendja e tij punon aq shpejt sa Mërkuri, edhe pse shpejtësia nuk do të lejohet të zëvendësojë procedurat metodike dhe të kujdesshme.

Nuk është e këshillueshme të dërgoni punonjësin tuaj të shenjës së Virgjëreshës jashtë zyrës për të promovuar kompaninë tuaj ose për të shitur produktin tuaj. Ai është shumë i ndërshëm për ti bërë reklamë me fjalë të mëdha klientëve tuaj të fuqishëm, aq më tëpër që ti nxisi ata me entuziazëm. Shumë pak njerëz të Virgjëreshës janë bërë agjentë shitje të suksesshëm, me përjashtime të rralla.

Ai do të vishet me kujdes dhe me shije, do të flasë me diksion të butë, do të jetë i pastër sikur sapo të jetë larë dhe do ta ketë tavolinën e zyrës shumë të rregullt dhe pa asnjë rrëmujë mbi të. Ju mund të takoni edhe ndonjë Virgjëreshë që mund ta ketë zyrën pak rrëmujë, por ai nuk do jetë aspak i rrëmujshëm në mendimet e veta. Ai e di rendin e saktë të gjithë rrëmujës së dukshme në zyrë dhe mjafton të vëjë gishtin e tij në çdo material dhe do ta gjejë atë që i duhet. Tavolinë e tij mund të duket si një grumbull me plehra për ju, por ai di shumë mirë se ku ndodhet çdo pullë postare dhe çdo letër zyrtare.

Kur një njeri i Virgjëreshës, krijon me të vërtetë një situatë të rrëmujshme dhe të çrregullt, qoftë në shtëpi apo në punë, kjo është pothuajse gjithmonë një tregues i gjendjes emocionale të trazuar dhe të pakënaqur. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për një njeri të shenjës së Shigjetarit, i cili papritmas bëhet i rregullt dhe tepër i përpiktë.
Kafshoni gjuhën tuaj, kur bëheni gati të kritikoni punën e punonjësit tuaj të Virgjëreshës. Ai ndoshta do ta ketë kapur gabimin e vet para se ta bëni ju. Çdo kritikë e nevojshme duhet të jepet pa shumë fjale dhe çdo kritikë e panevojshme duhet të harrohet. Duhet shumë pak për të ngrohur zemrën e tij me besnikëri dhe mirënjohje, por gjithashtu mjafton një fjalë e hidhur që ta bëni Virgjëreshën të mërzitet dhe të vari turinjtë. Megjithatë, sado qejfmbetur te jetë ai, ai sërish do tju ndihmojë nëse keni nevojë, edhe pa ja kerkuar ju këtë. Gjatë një krizë të vërtetë, ju do të betoheni se ai është bërë dy metra i gjatë.

Asnjëherë mos e detyroni një punonjës të Virgjëreshës të punojë në ambiente me ngjyra të forta dhe të shndritshme. Atyre u pëlqen të punojnë pa zhurma dhe shpërqëndrime. Gjithashtu, atyre nuk u pëlqejnë çregullimi i orareve. Këta punonjës do të pranojnë të punojnë edhe jashtë orarit zyrtar, por thjesht nuk pëlqejnë ndryshimin e orareve dhe konfuzionin që u shkakton ky ndryshim.

Edhe pse Virgjëresha tipike rrallë kënaqet me punë të fushës imagjinare apo të çuditshme, herë pas here ju do të gjeni disa që bëjnë punë të tilla. Por mos harroni se ata janë ende Virgjëresha. Astrologu i shenjës së Virgjëreshës do të ndaje edhe një qime me dysh gjatë vëzhgimit të tij astrologjik, poeti i Virgjëreshës do të përdori gramatikën e saktë, piktori i Virgjëreshës do të përqendrohet në detaje dhe aktori i Virgjëreshës do të përvetësojë në mënyrë të shkëlqyer dialektin apo theksin e rolit kryesor.

Pasi të keni lëvizur gradualisht punonjësin tuaj të shenjës së Virgjëreshës nga niveli i parë në pozicionin e njeriut tuaj të djathtë, ju mund të relaksoheni dhe pastaj mund të shkoni i qetë për te luajtur disa ditë golf , duke ditur se keni dikë krejtësisht të besueshëm që po mbulon punët tuaja derisa ai të kthehet në zyrë. Sigurisht, pasi të ktheheni në zyrë, mund të ndiheni disi në faj kur të takoni sytë e tij/saj me shprehjen e mosmiratimit në to. Pastaj do habiteni sesa tërheqës janë sytë e saj dhe ju nuk e kishit vënë re. Shikoni përsëri! A nuk jeni të kënaqur që e bëtë krahun tuaj të djathtë më në fund?./anabelmagazine.com