Kartolinën e parë e lexon Fifi: Dua Filloretën që njeh babai i saj

55

Mbrëmjen e djeshme ‘’Vëllai i Madh’’  i ka vendosur banorët në një tjetër lojë interesante.

Banorët shkruajtën në një kartolinë disa këshilla apo sugjerime që mund të kishin për konkurentët me të cilët ndajnë bashkëjetesën.

Kartolinën e parë e lexoi Fifi, për të cilën sugjerohej se duhet të linte mënjanë debatet, të shmangte tonin e lartë të zërit dhe të bëhej vajza që babi i saj njeh.

Këngëtarja e priti me shumë kënaqësi këtë sugjerim teksa aludoi se kartolina ishte drejtuar nga Kledi.

‘’Mendoj që e ka bërë Kledi pasi ai ma përmend shpeshherë babin dhe për këtë arsye them që kjo këshillë më ka ardhur prej tij’’,- tha Fifi.