Kate dhe William thyen rregullat anti-Covid

184

Princi William dhe Dukesha Kate Middleton, janë akuzuar se kanë thyer rregullat anti-Covid, pas takimit me Princin Edward dhe familjen e tij në Sandringham.

Ata së bashku me fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, kanë takuar xhaxhain e princit, gruan e tij Sophie dhe fëmijët e tyre Lady Louise Windsor dhe James Viscount Severn.

Këto dy familje dolën veçmas për të shëtitur në pyll, pa planifikuar të takoheshin.

Megjithatë, ata u takuan dhe biseduan së bashku, duke formuar një grup prej 9 vetash në një kohë që grumbullimet janë të ndaluara.

Ata u përpoqën të ruanin distancën me njëri-tjetrin, por nuk i shpëtuan akuzave.

Një person e fotografoi nga larg familjen mbretërore, ndërsa fotoja e tyre po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Burime pranë Pallatit Kensington kanë thënë për BBC se Princi William e ka kaluar koronavirusin që në muajin prill.Image