Këlliçi zbulon takimin në ambasadën e SHBA-ve pas shpalljes non-grata të Berishës

96

Drejtuesi në detyrë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike ka pranuar se ka zhvilluar takime periodike në ambasadën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës, përfaqësuesja e të cilës është Yuri Kim. I ftuar në “Çim Peka Live”, Këllicic zbuloi edhe se çfarë ka biseduar me amerikanët, pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri historik i Partisë Demokratike ishte shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Këlliçi tha se në çdo takim ka pasur ‘zero’ presion e shantazhe, duke shtuar se kushdo që i bën këto deklarata, nuk [po tregohet i sinqertë, referuar kryedemokratit, Lulzim Basha.

“Kam qenë në takime periodike, jo vetëm për këtë punë. Unë dua të jem i sinqertëm e ju, askush në atë ambasadë nuk më ka shantazuar, nuk më ka ushtruar presion, jam trajtuar me respekt dhe është dëgjuar edhe opinion im. Gjithkush që del dhe thotë që i është bërë presion nga SHBA-të, kam përshtypjen se nuk po tregohet i sinqertë. Është dhënë qëndrimi i tyre, kam dhënë dhe unë timin, edhe vetë Berisha nuk kërkon revokimin e vendimit të SHBA-ve, kjo dihet,”- tha Këlliçi.