Kemi dalë bashkë’ Nita dhe Shpati rrëfejnë njohjen jashtë BBVA: Ka ndodhur një puthje
Moderatori nga Kosova, Shpat Kërleshi, u bë pjesë e “Big Brother VIP Albania” të shtunën.
Ai hyri si një “surprizë” për Dean dhe Nitën të cilat kishin kërkuar dy djem me muskuj, të pashëm etj., që të kujdeseshin për to.
Shpati këto ditë duket se është afruar më shumë me Dean, edhe pse ai dhe Nita njiheshin jashtë siç pranuan të dy. E në fakt njohja e tyre, ka pasur disa të pathëna.
Mbrëmjen e djeshme, Nita tregoi se ata kanë qenë miq për shumë vite. Dhe në një moment vendosën të dalin për tu njohur në kontekst romantik. Por, gjërat mes tyre nuk kishin funksionuar edhe pse treguan se kishte ndodhur edhe një puthje. Kjo ka ndodhur 4 vite më parë.
“Para 4 viteve unë dhe Shpati kemi dalë në “date”. Ka ndodhur thjesht një puthje por jo më shumë. Para kësaj kemi qenë shumë, shumë shokë. Tendenca ka qenë për të pasur diçka [romantike] por nuk ka ndodhur. E ndërpremë sepse nuk e kemi ndjerë se ka diçka dhe kemi vendosur të jemi shokë.”- tha Nita.
Më pas ajo deklaroi se nuk është xheloze për afrimin e tij me Dean sepse “po të donim të ishim bashkë, do ishim bashkë.”