‘Kemi dy muaj që protestojmë’, banorët e ‘5 Majit’: Nuk kemi asnjë njoftim për bonus qeraje

80

Prej dy muajsh tashmë, banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë janë ngritur në protesta kundër shembjes së banesave të tyre nga ana e Bashkisë së Tiranës, në kuadër të procesit të Rindërtimit për shtëpitë e prekura nga tërmeti.

Banorët shprehen të zhgënjyer me Bashkinë dhe qeverinë, ndërsa deklarojnë se tashmë as nuk e duan fare marrëveshjen me bashkinë dhe kërkojnë që ajo t’i lërë rehat në shtëpitë e tyre.

Ata shtojnë se nuk u ka ardhur asnjë lloj lajmërimi nga ana e Bashkisë së Tiranës për bonus qeraje, ndërsa vijojnë duke thënë se nuk do t’i lirojnë kurrsesi shtëpitë e tyre, por përkundrazi do t’i mbrojnë ato deri në frymën e fundit.

“Deri më tani nuk na ka ardhur asnjë lajmërim për bonus qeraje nga Bashkia e Tiranës. Kemi dy muaj që protestojmë këtu dhe nuk kemi pse ti lëshojmë shtëpitë tona, do ti mbrojmë ato. Në këtë vend nuk funksionon ligji”, është shprehur njëri nga banorët e lagjes.

Ata vijojnë më tej se, ditët në vijim, nëse askush nuk u përgjigjet më kërkesave të tyre për mosshembjen e shtëpive, do të shkojnë para Bashkisë ose parlamentit.

-A jeni në dijeni kur do të shemben banesat?

Tre familje janë lajmëruar që në 1 nëntor por u shty ndërsa ne të tjerëve na kanë thënë për bonus qeraje. Na kanë thënë juristët që kontrata është e paligjshme, unë për vete kam kontaktuar mbi katër avokatë dhe kanë thënë që është e njëanshme, ne na vendos para detyrimeve.

–A keni marrë ndonjë reagim pas kërkesave nga bashkia?

Jo asnjë, nuk merret fare me ne. Tani ka thënë që do dalin 100 banesa për projektin, mua nuk më intereson.

-A do i shkoni në zyrë për të arritur një marrëveshje?

I kemi çuar 200 firma se shemben shumë shtëpi, rreth 400 shtëpi e nuk na ka kthyer përgjigjie. Do shkojmë ditë tjetër në Bashki ose parlament, duam të na lënë rehat në shtëpitë tona. Ne nuk kërkojmë mëshirë, gjithçka e kemi bërë vetë, kemi paguar çdo taksë.

I shtrojmë dhe rrugët vetë.