“Kemi pasur mosmarrëveshje gjithmonë”, Ilir Meta zbulon si u njoh me Monika Kryemadhin dhe sherret brenda familjes

269

Presidenti Ilir Meta zbuloi mbrëmjen e djeshme sesi është njohur me Monika Kryemadhin dhe si janë marrëdhëniet brenda një familjeje që është e përfshirë në politikë.

Pjesë nga intervista në Opinion:

Fevziu: Kur e keni takuar për herë të parë Monika Kryemadhin?

Meta: Atë ditë që shkova takova Musa Ulqinin.

Fevziu: Pse u lidhët me të?

Meta: Jam lidhur pas 2-3 vitesh. Ka qenë shumë interesante, sepse ajo ishte 16 vjeçe dhe mori përsipër të sillte më shumë njerëz nga të gjithë. Askush nuk e mori parasysh se kjo mund të ndodhte, por ndodhi që shkolla “Petro Nini” atë ditë la shkollën dhe erdhi në Pallat të Kongreseve.

Fevziu: Është e lehtë që në një familje të dy të merren me politikë?

Meta: E lehtë nuk është, por kjo ka ndodhur natyrshëm nuk është e sforcuar.

Fevziu: Tani që ajo është drejtuese e LSI, keni mosmarrëveshje?

Meta: Gjithmonë kemi patur mosmarrëveshje në pikëpamjen e bindjeve, sepse të dy jemi shenja e dashit.

Fevziu: Kanë qenë të vështira këto vite me Monika Kryemadhin?

Meta: Të lehta s’kanë qenë, por kanë qenë të mbushura me ngjarje.

Fevziu: Ka ndodhur që s’ju pyet?

Meta: Ka ndodhur, siç ishte djegia e mandateve kur unë isha në Gjermani.

Fevziu: Vazhdoni të jeni kundër?

Meta: Jam kundër lënies së fushës bosh./shkoder.info