Kënga “Vonë” e Yll Limanit bëhet virale me pamjet e luftës në Ukrainë

119

Rusia nisi sulmet ndaj Ukrainës që nga mëngjesi i 24 shkurtit.Kudo në rrjetet sociale po jepet mbështetja ndaj Ukrainës e po bëhen lutje që Rusia të ndalë agresionin, shkruan lajmi.net.Madje edhe shumë fytyra publike kanë mbështetur Ukrainën, një nga ta edhe motra e Kim, Kourtney Kardashian.

Ajo ka publikuar në storien e saj një video ku shihen dy çifte që përshëndetën me njëri-tjetrin përpara se ushtarët të nisen për luftë, por në prapavijë tërhoqi vëmendje kënga e Yll Limanit me titull “Vonë”.Kjo video nuk i ka ikur as vetë Yllit, këngëtari nga Kosova postoi atë në InstaStory, madje edhe etiketoi yllin e “Keeping Up With Kardashians” në postim.
“Kjo video zemër thyese është bërë virale me këngën time “Vonë”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit.Pas Kourtneyt video e njëjtë u publikua edhe nga Kendall Jenner.

Ndryshe, Ylli në dhjetor të vitit të kaluar ka lansuar albumin e tij me 5 këngë: “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Çka nëse”./Lajmi.net/asutimes.com