Këngëtari i njohur Albert Kola, vjen me këngën më të re’ e cila titullohet “Nese Me Kujton”

390

Albert Kola këngëtari i njohur për zërin dhe stilin e veçantë të këngëve të tija, me  një karrierë të mrekullueshme në tregun muzikor Shqiptar, vjen sëfundmi me një këngë shumë të bukur, si gjithmonë me stilin e tij të veçantë’ me një zë të ëmbël dhe potent’ me një muzikë dhe tekst të mrekullueshëm, e bëjnë këngën Nese Me Kujton një nga këngët më të bukura të Hite Verore program i cili vjen çdo vit në Televizionin muzikor  Blue Sky Music

Albert Kola është një këngëtar i njohur në zonën e veriut dhe më gjerë,  ku zëri dhe  ritmi i zgjedhur me kujdes, pëlqehet shumë nga fansat e tij. Ai njihet ndër vite për këngët e tij të bukura të cilat më së shumti janë këngë rinore me ritëm dhe të rimuara bukur,  ato këngë u bënë aq shumë të pëlqyera nga një publik i të gjitha moshave, e në veçanti nga të rinjtë.

Albert Kola tashmë është një këngëtar i plotësuar’ dhe me një repertor të mbushur me këngë  të bukura’  që pëlqehen shumë nga  fansat  dhe adhuruesit e tij.

I pyetur nga gazetari i Portalit tonë Adrianet.al & Pasqyra al se a ka në plan projekte të reja muzikore për të cilat po punon’ ai tha se së shpejti do të sjellë projekte të reja që besoj se do të pëlqehen nga ndjekësit dhe adhuruesit e këngëve  të mija. Projekti i radhësh është një baladë që premton se do jetë shumë e bukur.

Ai më tej gjatë bisedës me ne’  falenderoi familjen dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe suportin e dhënë ndër vite. Në veçanti ai falenderoi muzikantin Malësor Zotin  Eduard Lekaj për muzikën e tij të mrekullueshme, dhe presidentin e Tv Blue Sky Music zotin Gezim Brahusha për organizimet dhe suportin që po ju jep këngëtarëve.

Në linkun më poshtë ju ftojmë të shikoni dhe dëgjoni këngën  “Nese Me Kujton”