Kengetari nga Mirdita Aurel Deda në duet me këngëtaren Aferdita Lala sjellin këngën “Mirdite e Malesi”

462

Këngëtari nga Mirdita Aurel Deda është një nga ata këngëtarë që  këngën  e  kanë  në  shpirt, edhe pse ka shumë  vite që  Aureli këndon, ai nuk është  angazhuar nëpër  televizione për  të  arritur famën. Por ai ka kënduar që  i vogël nëpër dasma e koncerte të  ndryshme, dhe kështu  ka arritur të  sjellë  rreth vetes nje numer të madh adhuruesish, të cilet e pëlqejnë  zerin dhe stilin e kengetarit Mirditor.

“Mirdite e Malesi”  kështu titullohet kënga  qè  Aureli  sebashku me këngëtaren e mirënjohur  po nga Mirdita Aferdita Lala , e sollen ne nje klip te mrekullueshëm’ kënga u mirëprit,  dhe që diten e parë  të publikimit arriti një  sukses te madh nëpër rrjetet sociale, dhe në YouTube ‘ ku vetem ne pak kohe mblodhi mijera shikime.

Aureli jeton dhe punon ne Greqi, por kjo nuk e ka penguar të angazhohet në pasionin e tij te madh siç  është  kënga, ai sèbashku me këngëtaren e mirënjohur  Aferdita Lala sollèn kèngen Mirdite e Malesi një këngë shumë  e bukur me  ritme te turbo folkut verior nga mjeshtri Paulin Gega, orkestruar nga Mario Marku,  me një  tekst të thurur mjeshtërisht nga poeti i njohur Fran Laska, me njè videoclip te mrekullueshëm ku krahas dy bilbilave  të  bjeshkëve  krenare të  Mirditës performojnë djali i Aurelit dhe kusherira e tij’ ku me  madhështinë  e veshjes Ilirjane i japin një  hijeshi dhe një  lidhje  mistike tekstit zërit  te ëmbël  të këngëtarëve dhe realizimit prefesional nga studio Domi Production. 

Aurel Deda  gjate  bisedës  që  pati me gazetarin e Portalit tonë Adrianet.al  & Pasqyra Al tha se sèshpejti do të  víjë  me projekte te reja Muzikore për  të cilat po punon. Deri në  lancimin e projektit  të  radhës, ne ju ftojme që  nè linkun me poshtë  të shíkòni dhe degjoni këngën  Mirdite e Malesi kënduar nga Aurel Deda & Aferdita Lala