Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Ndoj’ E sapo ardhur nga “Amerika” sjell për fansat një super Kolazh (VIDEO)

598

Të gjithë e njohin dhe shumë e adhurojnë  Këngëtaren me zërin e ëmbël dhe jehues Anjeza Ndoj. Si gjithmonë e bukur dhe mjaft e arritur artistikisht Anjeza ka sjellur rreth vetes adhurues të shumtë ‘ të cilët e ndjekin me shumë pasion karrierën  e saj.

Anjeza Ndoj e lindur dhe rritur në një vend artdashës siç është Puka, u mbrujt me pasionin dhe e formoi talentin nën tingujt e ëmbël të çiftelisë dhe melodive Pukjane” Ajo ka një larmi këngësh dhe është e pëlqyer së shumti për zërin e saj të kthjellët dhe jehues ashtu si gurrat e bjeshkëve të Pukës. Anjeza është e martuar dhe me familjen e saj jeton në Amerikë, ku vazhdon të  sjellë projekte të reja për repertorin e saj, ku në përgjithësi i përket turbo folkut Verior.

Anjeza Ndoj së fundmi ka sjellë një super Kolazh popullor të Malësisë Së Madhe, të cilin e ka titulluar Nër Folete/ Gjithkush Luan Ka Pak/ Vallja  Malsisë  me një melodi të bukur të mbushur me elementë tradicionalë të veriut’ e në veçanti të Malësisë së Madhe të fton në valle.

Kolazhi bëhet edhe më interesant, nga pjesëmarrja e vajzës 5 vjeçare të Anjezës, e cila siç duket do të ecë në gjurmët e Mamit të saj. E bukur dhe e hijeshme  ashtu si vetë Xhubleta e Malësisë që mban veshur, artistja e vogël edhe pse e lindur në Amerikë, tregon se është Bijë e kësaj toke.

Anjeza tha për Portalin Adrianet.al Pasqyra se së shpejti do vijë me projekte të reja për të cilat po punon intensivisht për ti realizuar.  Deri në realizimin e këtyre projekteve, ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të dëgjoni dhe shikoni Kolazhin e bukur popullor.

Këngëtare: Anjeza Ndoj.

Teksti: Populli

Orkestrimi: Luan Dagistani

Fyell/çifteli: Ervin Gega

 Veshjet popullore: Butik Odeta

Veshjet: Rudina Mahmutaj Atelie

 Mua Rozana Çepele 

Video: Power Media Studio ./Adrianet.al/Pasqyra/