Këngëtarja e mirënjohur Elvira Fjerza në duet me këngëtarin Tuzjan’ Tomas Kalaj sjellin Hitin e Verës “Kolazh”

437

Elvira Fjerza PRINCESHA E KËNGËS MALSORE që në vazhdim po na surprizon me projektet e saj muzikore’ vjen me një super bashkëpunim me këngëtarin nga Malsia e Tuzit Tomas Kalaj.

“Kolazh” kështu titullohet kënga e dy bilbilave Malsorë, dy zëra të bukur dhe jehues si flladi i bjeshkëve të Malsisë, ka pushtuar rrjetet sociale dhe ka arritur një rekord të madh klikimesh në shumë pak kohë.

Kjo këngë e mrekullueshme që premton sukses’ po kthehet në hitin e verës. Dasmat dhe gëzimet e tjera familjare do ndizen nga zëri i ëmbël i dhe melodia e bukur e turbo folkut tonë. Për t’a shikuar dhe për t’a dëgjuar këtë super “Kolazh” ju ftojmë që të klikoni në linkun më poshtë.