Këngëtarja serbe këndoi shqip, lumë kritikash ndaj saj në Beograd

131

Këngëtarja e njohur serbe Tea Tairovic ka zbuluar detaje rreth bashkëpunimit të saj me një këngëtar shqiptar.

Pas publikimit të “Hajde”, një version serbisht i këngës së njohur shqiptare “Hajde luj qyqek”, këngëtarja premton se ka një surprizë për të gjithë fansat.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka treguar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj e re, një ripërpunim i një prej këngëve më të njohura të Irkencit.

“Kam bërë një version të mirë të një prej këngëve të tij dhe jam shumë e kënaqur. Kënga do të publikohet së shpejti,” është shprehur Tairovic. Por, në rrjet serbët se kanë pritur mirë këtë gjë.