Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar.
Së fundmi, Max ka zbuluar se pritet të sjellë projektin e ri muzikor.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bashkuar forcat me DJ-në e famshëm botëror, Tiesto, për këngën që mban titullin “The Motto”.
Artistja me origjinë shqiptare ka konfirmuar në rrjete sociale se kënga do të publikohet ditën e sotme ndërsa ka ndarë pak sekuenca nga klipi.
Tiesto është një nga DJ-të më të njohur, dhe nuk është hera e parë që punon me një artiste shqiptare.