Këpucët ju vrasin dhe ju shkaktojnë flluska? Këto janë hiletë që iu shpëtojnë

163

Blijini këpucët pasdite– Blerja e këpucëve pasdite është zgjidhja ideale nëse doni të keni një produkt të rehatshëm. Në fund të një dite të lodhshme këmbët fryhen dhe në këtë mënyrë pasdite ju do mund të zgjidhni masni më të përshtatshme, duke shmangur flluskat që mund t’iu krijohen.

Nuk këshillohet blerja e këpucëve në mëngjes, për shkak se këmbët janë të çlodhura dhe mund t’iu gënjejnë.

Mbajini këmbët të hidratuara- Këmbët janë një prej pjesëve më delikate të trupit por që shpesh nënvlerësohen. Duhet të trajtohen njëlloj si fytyra ndaj kanë nevojë për hidratim, kështu që merrni kremin e duhur. Edhe flluskat që mund të krijohen stimulohen nga lëkura e thatë, sidomos kur nuk keni veshur këpucë.

Uthulla e mollës kundër fryrjes së këmbëve– Ata që kanë pak kohë të lirë në fund të ditës, këshillohet që ti fusin këmbët në ujë me uthull molle.

Duke i mbajtur për disa minuta në të, do të reduktoni fryrjen e këmbëve dhe do të eliminoni qelizat e vdekura, shkruan noa.al.

Mbani këpucë rezervë me vete– Ka disa këpucë që pavarësisht se mund ti keni veshur disa herë sërish ju shtrëngojnë. Në këto raste ekstreme, zgjidhja e vetme është që të mbani këpucë të rehatshme rezervë me vete në një çantë. Sigurisht mund t’iu duket e bezdisshme, por është më mirë se dhimbja. /a.y/noa.al