“Kërko falje se na quajte harem të Ramës”/ Gjekmarkaj: E kisha për harem politik! Pusho ti derrkuc! (debati)

101

Në Kuvendin e Shqipërisë, ka patur debate lidhur me shkeljet e etikës.

Gjatë debatit, ministrja Belinda Balluku, tha se gratë demokrate nuk përdorin të njëjtin standart kur protestojnë për shkeljet e etikës, kur bëhet fjalë për ofendimin e grave të PS.

Balluku përmendi edhe një fyerje të rëndë të deputetit Gjekmarkaj, që i quajti gratë ministre, “haremin e Edi Ramës”.

Këtu ndërhyri Grida Duma, duke i kërkuar Gjekmarkajt të kërkojë ndjesë, por ky i fundit tha se e kishte përdorur haremin, si një “koncept politik”. Më tej, Gjekmarkaj quajti “derrkuc” një nga deputetët në sallë.

Pjesë nga debati: 

Agron Gjekmarkaj: Dua t’i shpjegoj zonjës ministre, që e kam patur si koncept politik. Shfaqet që te Iliada dhe Epi i Gilgameshit. Jo si harem erotik dhe seksual, por si koncept politik. Pusho mor ti derrkuc! (i drejtohet një deputeti). Kuptoje cfarë është koncepti i haremit politik!

Belinda Balluku: Zoti Gjekmarkaj, vetëm vërtetoni atë që unë thashë për ju. Pavarësisht se kolegia ju bëri thirrje të kërkoni falje. Sot po thoni që kjo është metaforë normale, se nëse haremi është normalitet, nuk e di ju duhet të keni një grua në familje, një vajzë, një nënë. Është normal t’jua quajnë harem? Nëse e keni normalitet në familjen tuaj, atëherë ne do ta pranojnë me kënaqësi.