Qytetarë të ndryshëm kanë replikuar me kryeministrin Edi Rama sa i takon nismës së fundit të qeverisë që lidhet me pyetësorët e Këshillimit Kombëtar.
Njëri prej qytetarëve i kërkon kryeministrin organin e pavarur që do të administrojë pyetësorët, pasi sipas tij shteti dhe qeveria nuk ka besueshmëri duke qenë palë në proces.
Nga ana tjetër qytetari i frikësohet idesë se mendimet e popullit mund të përdoren si justifikim dhe pretekst për vendimmarrje të qeverisë, ndërsa shprehet se nëse qeveria do vërtet opinionin e njerëzve duhet të mbajë referendume.
Kryeministri Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk e kupton se çfarë humbet njeriu kur qeveria i kërkon një mendje për një çështje të caktuar.
Ndërkaq, dy qytetarë të tjerë i tërheqin vëmendjen kreut të qeverisë vëmendjen lidhur me shpenzimet e pyetësorit, ndërsa Rama u përgjigjet duke u thënë se nuk duhet ta kenë këtë merak.
Një përdorues i rrjeteve sociale ironizon shefin e ekzekutivit me fjalët: “Pyet 3 milionë vet e bën si donë vet, na kënaqët krejt”, ndërsa Rama ia kthen: “Të paktën t’u bëhet shëndet e qeshura pa lidhje disave këtu dhe përqeshin vetveten”.