Këta janë shtatë shqiptarët që i mbijetuan aksidentit tragjik në Bullgari

50

Televizioni “Alsat” në Maqedoninë e Veriut ka publikuar emrat e shtatë turistëve shqiptarë, që i mbijetuan tragjedisë në Bullgari, aty ku humbën jetën 46 të tjerë.

Të lënduarit ndodhen në trajtim mjekësor në Bullgari dhe bëhet me dije se, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.

Lista e personave që kanë shpëtuar:

Sh. N. Saleh 36 vjeç

Medina Lutfi 25 vjeç

Lulzim Sulejmani 26 vjeç – nga Presheva

Gjyla Jasharovska 49 vjeç

Minir Jasharovski 50 vjeç

Ebib Pajazitovski 49  vjeç

Zulehja Jasharovska 16 vjeç