Këto janë 3 shenjat e horoskopit që i derdhet fati lumë

383

Kemi hyrë në një çast tejet të veçantë të vitit. Dielli në hemisferën tonë Veriore, do ketë fuqinë më të ulët të vetën: nata duket në fakt sikur mbizotëron mbi dritën, por kjo është në fakt një periudhë tejet fitimprurëse e vitit. Është koha e hapjes së portave të energjive të thella.

Nuk është rastësi, që, qysh prej kohërave më të hershme, qeniet njerëzore kanë fiksuar festimet që lidhen me dritën dhe rilindjen. Nga këto zakone, në botën tonë perëndimore, kanë mbetur gjurmët e preludit të Solstikut të Dimrit, pra Krishtlindjet dhe Viti i ri, periudhë kur drita nis e shtohet, e bashkë me të merr hov edhe një cikël i ri i natyrës.

Por, siç shpesh ndodh përpara ndryshimeve të mëdha, tani do rrojmë një periudhë qetësie, gjatë së cilës gjithçka përgatitet në thellësi. Java në vijim në fakt, do jetë e pasur me ngjarje si në nivel astronomik, ashtu edhe në atë astrologjik. Tani për tani, gjithçka duket sikur ka ndalur. Ekuilibrat qiellorë këtyre ditëve do jenë të qëndrueshëm, krahasuar me javën e mëparëshme.

Pezull ende shenjat e Ajrit, që nuk mbështeten ende nga ndonjë planet. Ndryshe nga ata, tejet të fortë do të shfaqen shenjat e Zjarrit, që fuqizohen nga rrezet e Diellit dhe Mërkurit në Shigjetar, e të Marsit në Dash. Pasioni dhe emocionet do vazhdojnë të jenë protagonste në qiellin e shenjave të Ujit, të cilat ndriçohen nga rrezet e Venusit tek Akrepi e të Neptunit tek Peshqit. Nën presion të madh, por dhe për pak kohë, shenjat e Tokës, të mbështetura, por edhe të rënduara, prej energjive të fuqishme të Uranit (retrogradë) tek Demi dhe Saturn-Pluton-Jupiterit tek Bricjapi.

GAFORRJA
Horoskopi juaj për këtë javë, s’mund të projektohet veçse drejt të ardhmes…. dhe, falë qiellit, drejt një të ardhmeje aspak të largët. Këtyre ditëve jeni duke rrojtur fazat e fundit të një ‘shtrëngimi’ të vërtetë planetar, që ua ka shtrydhur të gjitha fuqitë. Duhet edhe pak që leksionet e Saturnit të rreptë, në kundërshti nga shenja e Bricjapit, të marrin fund.

Në fund të kësaj udhe – që sot ju gjen duke luftuar ndaj një ndaj një Marsi luftëtar, një Saturni të rreptë dhe një Jupiteri aspak miqësor, sidomos në sektorin e punëve – do gjendeni, më në fund, gati për të mbledhur frutet e një ndryshimi që është maturuar edhe nën peshën e vuajtjeve. Më datë 21, Jupiteri dhe Saturni dalin nga kundërvënia, dhe shkojnë e takohen në shtëpinë tuaj të VIII astrologjike, sektorin që nënkupton pikërisht zhvillimet vendimtare. Bëni gati gotat, se mjaft shpejt mund të ngremë dolli!

LUANI
Të pushoni? As që bëhet fjalë! Qielli që vërtitet mbi kokat tuaja, është kaq i mbushur me energji, saqë do qe vërtet mëkat ta shpinit dëm këtë të mirë të Zotit. Me Mërkurin dhe Diellin në trekëndësh nga shenja mike e Shigjetarit, ky është pikërisht momenti për të bërë bisedime, lidhur marrëveshje, sqaruar atë që duhet sqaruar (si në dashuri, ashtu dhe në jetën profesionale), pra të hidhni hapin e cilësisë.

Forca për ta bërë të tërën këtë, do t’ju vijë direkte nga Marsi, që shndrin në shenjën mike të Dashit. Këshilla e qiellit në këtë periudhë, është të karikoheni me energji. Duhet t’i mbushni hambarët tani, sepse, duke nisur nga data 17, ekuilibrat qiellorë do t’ju thërrasin të ndërmerrni një ngjitje, e cila, me siguri, do t’ju shpjerë shumë lart. Por, do kuptoni edhe që kjo sfidë, do ketë më tepër mundësi të shpihet deri në fund, nëse çanta juaj e alpinistit, është e mbushur më së miri.

VIRGJËRESHA
Ndershmëri, mendësi e hapur, vullnet i mirë! Janë këta përbërësit që do jenë të aftë ta bëjnë këtë jave speciale për ju. Qielli i këtyre ditëve, ju kërkon fleksibilitet të madh. Me Neptunin në të kundërt nga shenja e Peshqëve, dhe Mërkurin e Diellin në kuadraturë nga shenja e Shigjetarit, vizioni bardhë e zi i gjërave, – që shpesh ju dallon – s’mund të konsiderohet më fitimtar.

Venusi, në sekstil nga shenja e Akrepit, do t’ju ndihmojë të vishni kostumin e empatisë dhe, në vend që të gjykoni sjelljen e të tjerëve, – shpesh duke mos i pasur të tërë elementët, – do gjendeni duke i mirëkuptuar me dashamirësi, përsenë e disa sjelljeve që në shikim të parë mund të mos ju pëlqejnë. Kjo vlen në të tëra fushat e jetës suaj, por sidomos në dashuri, një sektor që ka në këmbëz për ju, dhurata dhe surpriza të mëdha!