Kim takon ministren Bilali: Të shtohen masat për luftën ndaj korrupsionit

87

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka takuar sot ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali. Vetë Kim ka bërë me dije se gjatë takimit kanë diskutuar mbi mënyrat për të tërhequr më shumë investime nga jashtë si dhe lidhur me kërcënimin e sigurimit të investimeve për shkak të korrupsionit.

Ndër të tjera në postimin e saj Kim bën me dije se i kërkoi Bilalit që qeveria të marrë masa konkrete lidhur me transparencën e proceseve dhe refuzimin e praktikave korruptive.

 

Takim i mirë me Ministren e re për Sipërmarrjen Edona Bilali, të cilën e njoha për herë të parë në Shkodër. Diskutuam mënyra për të tërhequr më shumë investime dhe punë nga jashtë. Mirëpres të punojmë bashkë nga afër për të rritur investimet SHBA në Shqipëri nga veriu në jug. Në këtë kuadër, diskutuam kërcënimin ndaj sigurisë dhe zhvillimit që vjen nga korrupsioni. Ne nxisim masa konkrete për të rritur qartësinë e rregullave, transparencën e proceseve (përfshirë dixhitalizimin e tyre) dhe refuzimin e praktikave korruptive, në mënyrë që të gjithë të kenë një mundësi të barabartë”, shkruan Kim pas takimit.