Kjo të rreh e s’të lë të qash! Njihuni me gjyshen e fiksuar pas palestrës

304

Një shprehje thotë që mosha është thjeshtë një numër. Dëshmi për këtë është një gjyshe 71-vjeçare, e cila ushtrohet plot 20 orë në javë.

Për këtë fakt ajo thotë se ndihet më e re se 30 vite më parë. Mary Duffy, 71-vjeçe prej 21 vitesh praktikon peshëngritjen dhe është e lidhur shumë me këtë sport.

Ajo është e aftë të ngre pasha më shumë se një mashkull që është sa gjysma e moshës së saj, e mban rekordin e peshëngritjes në kategorinë deri në 114 kilogramë.

Edhe pse miqtë e kanë këshilluar që të heqë dorë, pasi është tepër e vjetër për të aplikuar sporte të rënda, qëndrimi i gjyshes nga SHBA është i prerë: Jo! Nuk do të ndalem.