Kryetari ende në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi për mediat e pranishme në selinë “blu” se, koha e ish-kryeministrit Sali Berishës ka mbaruar.
Ai tha se, PD nuk do të kthehet në bunker për interesat personale të ish-kryeministrit, duke shtuar se me aksionin e tij politik, Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës, për të cilën ai tha se duhet ta ndërpresë.