Komisioni i rithemelimit të PD-së do të shkojë sërish sot në selinë blu: Do të zhvillojmë mbledhje!

98

Komisioni për Rithemelimin e PD-së është nisur sot për të tretën ditë radhazi drejt selisë blu.

Mësohet se ata kërkojnë të mbajnë një mbledhje në godinën e PD, një ditë para protestës së thirrur nga Sali Berisha.

“Sot do të shkohet në seli për të zhvilluar mbledhje në orën 11.00 dhe 12.00 “, thuhet në një njoftim të Grupit të Rithemelimit.

Kujtojmë ditët e fundit në godinën e PD-së kanë qenë deputeti Flamur Noka, Aldo Bumçi, anëtarë të tjerë të Grupit për Rithemelimin e PD-së dhe të rinj të FRPD-së.

Këta të fundit kanë tentuar të hyjnë në seli, por pa mundur pasi dyert kanë qenë të mbyllura.