Kompania Pfizer prodhon ilaçin që ul rrezikun e shtrimit në spital nga Covid-19

97

Kompania Pfizer ka prodhuar një ilaç që e ul rrezikun e shtrimit në spital si pasojë e Covid-19, me 89% tek të rriturit, që janë më të rrezikuar. Kjo sipas një studimi klinik.

Ilaçi, i njohur si Paxlovid, duhet të përdoret pasi një personi, që është shumë i rrezikuar nga Covid, për shkak të sëmundjeve shoqëruese, t’i shfaqen simptomat.

Kompania Pfizer deklaroi se e ka ndaluar përpara përfundimit studimin klinik, për shkak se rezultatet ishin shumë pozitive.

Ky ilaç merret dy deri në pesë herë në ditë.

Ky trajtim, është ende në fazë eksperimentale dhe Pfizer do të kërkojë aprovimin e FDA-së në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë prokuruar që tani miliona doza të këtij ilaçi, sipas presidentit Joe Biden.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Albert Bourla, tha se ilaçi ka potencialin “për të shpëtuar jetët e njerëzve, të ulë agresivitetin e infesioneve dhe të eleminojë 9/10 shtrime në spital“.