Konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, u rikthye në programin e dashurisë pas skandalit me ish të dashurin, vetëm për të vazhduar njohjen me Bashkim Saitin. Por duket se djali nga Kosova nuk është më aq i interesuar për bionden.
Kjo sepse, së fundmi në rrjet po qarkullon një video e tij në një klub nate, në të cilën shfaqet nën shoqërinë e një vajze të panjohur për publikun.
Ndryshe nga Alvisa, ajo nuk është bionde, por brune.
Bashkimi duket shumë i afërt me vajzën në fjalë, së cilës i dhuron edhe një puthje në qafë, edhe pse në studio duket se për pak mund të deklarohet për Qarrin.
Pas rikthimit, Alvisa deklaroi se është e gatshme që “t’i dalë edhe plumbit përpara” për Bashkimin, nëse ata do të jenë çift.
Gjatë “Prime-t” të kaluar, Saiti pati një debat të ashpër me konkurrenten tjetër, Efin, e cila e pyeti nëse ka fjetur me Alvisën. Ai e mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë.