Koronavirusi në Shqipëri/ 587 raste të reja, ja sa humbën jetën në 24 orët e fundit

95

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën tre qytetarë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 587 raste të reja nga 3.143 testime të kryera në total.

Aktualisht, në të gjithë territorin janë 8.401 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 176 pacientë nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3,143 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 587 qytetarë, në këto bashki: 241 qytetarë në Tiranë, 40 në Fier, 28 në Berat, 26 në Gjirokastër, 23 në Elbasan, 20 në Durrës, 19 në Shkodër, 17 në Lushnje, 16 në Vlorë, Korçë, 13 në Dimal, 12 në Kamëz, Sarandë, 8 në Kavajë, Përmet, 7 në Mallakastër, 5 në Kurbin, Pogradec, Kuçovë, 4 në Tropojë, Lezhë, Krujë, Bulqizë, Patos, Peqin, Gramsh, Libohovë, 3 në Vorë, Këlcyrë, Devoll, 2 në Selenicë, Himarë, Maliq, Skrapar, Poliçan, 1 në Malësi e Madhe, Fushë- Arrëz, Has, Mirditë, Dibër, Mat, Rosokovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Cërrik, Librazhd.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 3 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 49 vjeç nga Patosi, një qytetar 63 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Ballshi.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore          587
Të shëruar në 24 orë       526
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     3
Testime ditore                 3,143

Testime totale              1,347,471
Raste pozitive                192,600
Raste të shëruara            181,213
Raste Aktive                     8,401
Humbje jete                      2,986

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4,460
Fier                865
Shkodër         453
Vlorë                443
Gjirokastër      443
Durrës             419
Berat               367
Elbasan            346
Korçë              253
Lezhë              195
Dibër                81
Kukës              76