Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Kreu i policisë zbuloi në një deklaratë për mediat pas takimit se i ka kërkuar ambasadores amerikane vijimin e mbështetjes nga agjencitë ligjzbatuese amerikane për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Gledis Nano:
Zhvilluam një takim me zonjën ambasadore, takimi u krye në kuadër të bashkëpunimit që polica ka me gjithë agjencitë ligjzbatuese të SHBA.
I sigurova që polica do jetë në nivelet më të larta të performances për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Kërkova dhe mbështejen e vazhdueshme që SHBA dhe agjencite ligjzbatuese amerikane mund të japin për policinë. Kjo është një luftë që s’mund të bëhet asnjëherë vetëm.
Duke ditur gjithë mbështejen që ne kemi pasur deri tani jam shumë i bindur që bashkë do ia dalim për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë dhe për të mbështetur edhe ne SHBA-të në mbrojtjen e interesave të qeverisë dhe jetës së qytetarëve amerikanë”