Kroacia do të dërgojë sot 130 ushtarë në Kosovë, kjo është arsyeja

98

Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë ka njoftuar se sot, 22 nëntor do të nisen 130 ushtarë kroatë si pjesë e misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë.

Ceremonia solemne e nisjes do të fillojë në orën 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiq.

Ky është kontigjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë  pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë.