Kryebashkiakja Sako largohet nga Komisioni Hetimor për inceneratorët: Po shpifni! Tabaku: Do bëjmë kallëzim penal

301

Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, është larguar nga salla e komisionit hetimor, ku po dëshmonte për inceneratorët. Sako u tha deputetëve se janë komplet jashtë objektit hetimor. Pas largimit, Tabaku tha se bazuar në ligj do të ngrihet një padi për Sakon, sepse refuzoi që të dëshmonte.

Emirjana Sako: Arroganca e injoranca është në kushtet ekstreme unë s’kam më punë në këtë komision se ke dalë tërësisht e këtu s’ka asnjë komnukim etik, zoti Dako është ish kryetar Bashkie nëse do mund ta thërrisni të dëshmojë jeni komplet jashtë objektit të komisonit hetimor. Në 6 mars do e merrni përgjigjen.

Ina Zhupa: Zonja Dhima, e kuptoj që të shqetësoi se ajo e pranoo këtu që ka shkelur ligjin, por kini durim.

Emirjana Sako pas deklarates se Ina Zhupes: Jeni duke shpifur.

Ne kete moment Sako largohet nga komisioni.

Zhupa: Uluni aty.

Jorida Tabaku: I kërkoj juristëve të paraqesin kallëzim penal për zonjën Sako që refuzon për të dëshmuar.