Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhit se Lulzim Basha ka tyradhtuar demokratët në 17 maj 2017, duke i braktisur në çadër.
Në një reagim në rrjetet sociale, PD thotë se PS, LSI dhe Berisha e sulmojnë Komisionin Hetimor për Inceneratorët pasi nuk duan të zbardhet e vërteta mbi vjedhjen e 430 milionë eurove.
“Ja kush po sulmon Komisionin Hetimor për inceneratorët, që po punon për të zbardhur të vërtetën mbi vjedhjen e 430 milionë euro.
Nga një anë Rama dhe PS.
Nga ana tjetër LSI dhe Berisha. Të tre i lidh i njëjti hall:
Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë”, shkruhet në postimin e PD.