KRYEMINISTRI KANADEZ MERR VAKSINËN, TËRHEQ VËMENDJEN TATUAZHI NË KRAH

142

Justin Trudeau , kryeministri i Kanadasë, mori së fundmi dozën e parë të vaksinës së AstraZeneca.

Ai tha para gazetarëve se ndihej shumë i lumtur.

“Është një lehtësim të dish se ky gjest i thjeshtë na ndihmon të mbrojmë veten, por, veçanërisht, të mbrojmë ata që duam”, tha Trudeau për mediat.

Por, gjatë vaksinimit, vëmendja shkoi te tatuazhi i veçantë i kryeministrit.

Tatuazhi i një korbi në shpatullën e majtë, është një simbol nga njerëzit indigjenë Haida të Paqësorit veriperëndimor në Kanada.

“Tatuazhi im është planeti Tokë brenda një korbi Haida.

Globin e bëra kur isha 23 vjeç, korbin nga Robert Davidson (njëri ndër artistët më të shquar bashkëkohorë kanadezë), e bëra për ditëlindjen e 40”, ka thënë me herët Trudeau për tatuazhin.

Kanadaja deri më tani ka regjistruar mbi 1.1 milion persona të infektuar me koronavirus dhe afro 24 mijë jetë të humbura.