KRYENGRITJA E SKENDERBEUT DHE ROLI I TIJ NË KUVENDI I LEZHËS SI PRIJËS DHE STRATEG LARGPAMËS (1443-1444)
Përgatiti Prof. Gjon Fran Ivezaj
Të të flasësh për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për ne shqiptarët është krenari, privilegj por edhe obligim moral të cilin na e dikton vetë historia jonë e lavdishme, në fronin e së cilës rri madhështor ky prijës e strateg arbnor nëpërmjet të cilit mbarë bota e njohu Kombin Shqiptar. Janë me qindra e mijëra dorshkrime, relacione e materjale të shkruara studimore që flasin për lavdinë dhe historinë e Skënderbeut të lidhur ngusht me interesat e kombit shqiptar, ndër të cilat jam munduar të jap herë pas here edhe kontributin tim si studjues, me kumtesa të paraqitura në koferenca e simpoziume shkencore apo edhe nëpër librat e botuar në autorsinë time. Megjithatë e ndjej se sërisht nuk janë thënë të gjitha, pasi qasja e përftuar nga hulumtimet e fundit më ka nxitur të përgatis këtë kumtesë me interes për të gjithë ne, të cilën e kam mbështetur mbi dorshkrimet e mendimtarëve të shquar që na vijnë në dy kohë të ndryshme, Marin Barleti dhe Fan. S. Nolit, që lidhet me kthimin e Skëndërbeut në Krujë xhest i cili akoma dhe sot njihet si Ora e Shqipnisë. Në këtë dorshkrim më së shumti do analizoj vlerat dhe rolin e Skëndërbeut në organizimin e Kryengritjes së përgjithshme të principatave të Arbërisë. Kryengritja e viteve 1434-1436 e Aranitëve e preku stepërmi Skëndërbeun aq sa asokohe ngjau si një kushtrim i ardhur nga malet Shaipërisë.
Ishte pikërisht Gjergj Araniti i cili u bë si një udhërrëfyes shpirnor ndaj detyrës dhe nderit të tij, pasi Ai ka qenë ndër të parët krerë të Shaipërisë që kundërshtuan sundimin turk. Madje Gjergj Araniti ishte i vetmi që e perkrahu Skënderbeun edhe në Kuvendin e Leshit (Lezhës) ku më vonë (1451) Skëndërbeu do të bëhet edhe dhëndri i tij. Ushtimi i betejave të përgjakshme të Krabës, Kurveleshit, Gjirokastrës, Beratit dhe Myzegesë, rënkimet e mbytura të pesë kapedanëve kryengritës e prekën së tepërmi Skëndërbeun aq sa zemra ti përvëlohej për fatin e vendit të tij. Aso kohe kur krisi kryengritja e Toskerise edhe gegët nisën të lëvizin dhe të këshilloheshin në kuvendet e tyre por pa një organizim pasi nuk kishin një prijës në krye. Gjon Kastrioti ishte i plakur dhe me njerën këmbë në varr nga pesha e viteve. Në këto kushte vendosin të thërrasin Skenderbenë të vihej në krye të tyre për t’u çliruan nga zgjedha e huaj otomane. Duke ja njohur meritat, si një ushtarak sypatrembur i veshur me lavdi në krah të ushtrisë turke populli e priste me krahë hapur birin e vet të grabitur mizorisht qysh foshnje nga ushtria turke. I përgatitur për të qenë një prijës ushtarak në krah të Sulltanit asnjëherë se lëshoi zemra dhe malli për atdhe ndaj kthimi i tij nuk ishte i pa menduar, përkundrazi ishte i mirëmenduar. Me urdhër të Sulltanit kudo ishin instaluar garizone të forta me kontigjent ushtarësh turq. Në Krujë, në Sfetigrad si dhe në pothuajse të gjitha fortesat e tjera, gjë që e bënte të pamundur për vendasit t’i merrin këto kala pa topa. Ata e dinin që do të derdhej gjaku kot edhe nuk do të mund të fitonin gjë tjetër veçse do ta egërsonin edhe më shumë Sulltanin, i cili do hakmerrej. Në këto kushte Skëndërbeu me t’u ktyer në Krujë po përgatitej të shpallte kryengritjen. Udhën ia kishte përgatitur i ati me aleancat që kishte lidhur me princa shqiptar dhe Venedikun në vitin 1438 si dhe Raguzën në vitin 1439. Fati i Skënderbeut lidhej edhe me trashëgimin e principatës, pasi nga tre vëllezërit e tjerë:
-Reposhi ishte bërë murg dhe vdiq në Manastirin e sinjes afër Drinit.
-Kostandini ishte vrarë në një nga ekspeditat turke. -Stanishi ishte plakur dhe sëmundja e kishte vënë në shtrat, kështu kur vdiq Gjon Kastrioti me 1442, Skëndërbeu e trashëgoi principaten atënore pa fortesa, si vasal po jo si aleat i Sulltan Muradit II. Madje edhe me një haraç (borxhe) të mëdh që shkonte rreth 6.000 dukatësh.
Me fortesa të okupuara prej garnizoneve turke, Skëndërbeu i kishte duart e lidhura për të vepruar me një plan luftarak.
Ky rast i erdhi vetëm në 1443 kur Krajli i Serbisë, Gjergj Brankovici i kërkoi përkrahje Papës Eugen IV (1431-1447) për të fituar mbretërinë që ia kishte rrëmbyer Sulltan Murati. Papa i dërgoi Kardinal Julianin dhe e bindi mbretin Vladislav të Hungarisë dhe të Pollonjës që t’a ndihmonin Krajlin e Serbisë. Veç kësaj Eugeni IV proklamoi një kryqëzatë kundër Turqisë ku ftoi tërë Krishtërimin të ngrihej dhe t’i dëbojnë nga Europa. Midis princërve të tjerë ftoi edhe Skënderbeun. Shqiptarët të shtyrë nga Peshkopit i Krujës, iu bashkuan persëri kryengritjes së Aranitit. Gjin Zenëbisha, i biri i Depës së Gjirokastres, ngriti krahinat e Kolonjës e të Devollit kundër Kosturit. Afër këtij qyteti u ndesh me një ushtri turke nën Feriz Pashën e Karaferjes, ku u mund edhe u vra në një beteje të përgjakshme. Me nxitjen e Papës Eugen IV këtë herë u ngritën në luftë jo vetëm Shqipëria por edhe Evropa e cila e thërriste Skenderbenë atje ku e kishte vendin, si një strateg ushtarak të qëndronte në ballë të këtyre kryqëzatave.
Në verën e vitit 1443 një ushtri hungareze nën udhëheqjen e Janko Huniadinit, Vojvodën e Transilvanisë hyri në Serbi. Sulltan Muradi Il mori masat duke dërguar atje një ushtri prej 20,000 trupash nën drejtimin e Kasëm Pashës, Bejlerbenë e Rumelisë, nën të cilin shërbente edhe Skëndërbeu me një ushtri të mirëstërvitur. Të dy ushtritë u ndeshën pranë lumit Morava afër Nishit të sotëm. Me 3 nëntor të vitit 1443, ushtria aleate me një kontigjent prej 10.000 ushtarësh kapërceu lumin dhe goditi në befasi ushtrinë turke. Kumandanti turk, i trembur nga sulmi dhe guximi i hungarezëve, nisi të prapset, por kur e pa që ushtria e Huniadit ishte e vogël, dha urdhër për të nisur betejen. Skenderbeu me luftëtarët e tij e shfrytëzoi këtë rast ndaj në vend që të vazhdonte betejen mori rrugën për në Krujë. Në shtat ditë e sipër, Skenderbeu arriti në Dibër. Atje i thiri krerët e qytetit dhe u dha urdhër të mbledhin një ushtri, e cila ta ndihmonte për të zbatuar planin që kishte përgatitur, ta merrte Krujen me ferman dhe jo me forcë. Kështu princave shqiptar u kërkoi vetëm treqint veta që dinin mirë udhët, të cilët i dërgoi natën të fshihen në një pyll afër fortesës. Në të vërtetë “Fermani” që do paraqitej në ofiqet e kalasë nuk u shkrua prej kancelarit të Sulltanit por u zografis prej ndonjë fallsifikatori siç na e tregon kronikani i Raguzës, Luccari. Pastaj atë natë para se të dilte hëna, i shoqëruar prej një toge të zgjedhur, u nis me të shpejtë për të marrë Krujen. Kur iu afrua fortesës, dërgoi përpara të nipin Hamza Kastriotin, si sekretar të tij, që ta lajmeronte kumandantin e kështjellës që vinte i urdhëruar prej Sulltan Muradit Il të merrte kumanden e saj. Hamza i cili ishte i lindur nga një nënë turke dhe e fliste turgishten si turk, e mbaroi këtë mision me një mjeshtri të pazakonte. Kumandanti i keshtiellës Hasan Bej Verzhezda e besoi dhe, kur erdhi Skenderbeu në kala dhe i tregoi fermanin,
Ai e këndoi menjeherë dhe u bind t’i dorzonte fortesen. Oficerët e garnizonit dhe krerët e qytetit u mblodhën ta pershëndetnin e ta përgëzonin. Krutjanët nuk dinin se qysh ta shpjegonin këtë veprim të papritur, por Skenderbeu nuk i la të mendonin shumë. I mori mënjanë krerët dhe ua shpjegoi tërë punën. Krutjanët i gjeti aq besnikë sa edhe dibranët. Kur u errësua i thirri shokët e fshehur në pyllë mbrenda në kala me të cilët u bashkua edhe një numër i madh prej krutjanësh të armatosur. Këta, pasi i mbyllën portat, zunë të gjitha pikat strategjike të qytetit dhe prisnin shenjën.
Një klithme e fortë oshtiu në mes të natës: «Liri! Liri!».
Te tjerë zëra e përsëritën këtë brohorimë të alternuar me «Rrofte Skenderbeu!» Të nesërmen pasi u zaptua Kruja, Hamza Kastrioti shkoi në Dibër që t’u çonte Dibranëve lajmin e mirë dhe tu krekosej për ndihmën por edhe t’i nxiste që të merrnin edhe fortesat e tjera të zaptuara si Petrela, Petralba, Stellushi, Tornaci dhe Sfetigradi. Për këtë u duhej një ushtri dhe Skenderbeu kërkonte përkrahjen e prijsave arbnor ku dhe i ftoi për të festuar fitoren e çlirimit të Krujës. Ndër kohë Skëndërbeu doli për të vizituar Matin dhe për të mbledhur ushtarë. U prit kudo me entuziazëm si çlironjës, prandaj të gjithë u vunë me gëzim nën urdhërin e tij. Zbriti ne Dibèr, ku u poq për herë të parë me Moisinë, të nipin e Aranitit të Kaninës i cili u bë pastaj një nga gieneralët e tij më të mirë. Kur u kthyen nga ky udhëtim në Krujë ishin mbledhur të gjithë krerët e principatës së Kastriotëve si dhe kryezotët fqinj, të lidhur me shtëpinë e tij, që të ndodheshin në festimin gazmor dhe të papritur të marrjes së fronit si Kryezot i Krujës. Midis të tjerëve ishin i nipi i tij Muzhaqi i Angjelinës, Gjoka e Gjergji të bijtë e Pal Stres Balshës dhe nipër nga e motra Jella. Ishin i kunati Gion Muzhagi, i shoqi i Vlajkës. Kurse Kryezoti i Malit të Zi, Stefan Cernoviçi, i shoqi i Marës në pamundësi për të marrë pjesë dërgoi bajlozë me dhurata, para, e ushtarë. Kështu bënë dhe kryezotët e tjere që nuk mundën të vinin vete. Ky ishte një solidaritet i pa shembull pasi me këtë rast Skëndërbeu arriti të mbledhi një ushtri të madhe prej dymbedhjetë mijë vetash. Festimi i marrjes së fronit u be me 28 Nentor 1443. Skenderbeu, pasi priti përgëzimet e zakonta, u mbajti këtë fjalim krerëve dhe popullit të mbledhur (sipas Barletit)
<<Kapedane dhe ushtare trima:
– Nuk asht as e re as e pa-pritur pamja që kam sot përpara syve. Ashtu si ju kujtonja, ju gjeta sterniper të thjeshtë të një race të vjetër dhe bujare, trima dhe besnike të patronditur të atdheut tuaj. Jam i lumtur tani që mund t’jua hap zemrën. Ju thom pa mburrje që sa kam rrojtur, kam patur gjithnjë këtë mall për atdhenë dhe këtë dashuri për lirinë. Kur me ftuat për këtë vepër nga shërbimi i Sulltanit, kisha në zemër atë dëshirë që kishit edhe ju. Ndofta, ju shkoi nga mendja që e kisha harruar edhe atdhenë, edhe nderrin, edhe lirinë, kur ju kthenja prapë të helmuar pa ju dhënë asnjë shpresë dhe pa ju treguar asnjë ndjenjë fisnike dhe shpirtmadhe. Po unë sillesha me atë mënyrë, se ashtu e deshte shpëtimi juaj edhe imi, se puna ishte e atillë që duhej bërë dhe jo
thënë, se shikonja që kishit më tepër nevoje për frë se sa përshtyrje. Jua fsheha planet e mia dhe nuk jua ngroha dëshirën që kisha në zemër kaqë vjetë. Jo se nuk ju kisha besim, jo se nuk jua dinja shpirtin, por se ju ishit të parët që e hodhtë zjarrin edhe e nistë këtë valle, dhe se puna duhej menduar thellë. Se duheshin gjetur mjetet e nevojshme, se duhej zgjedhur mirë edhe koha, ndryshe do derdhej gjak me kot edhe perfundimi do të ishte një robëri më e keqe se e para; edhe atëherë do shpresoja për të nesërmen që të fluturoja, se një punë si kjo niset nje herë e mirë dhe në mos vaftë mbarë rasti nuk kthehet prapë, ndaj nuk ia tregonja planin tim as vetes sime dhe ruhesha mos më shkiste gjuha dhe mos me dëgjonin edhe muret. Kam per dëshmitar Hamzan, tim-nip që e kam patur përkrahës, këshilltar dhe shok armësh, dhe disa miq të tjerë të paktë, me besnikërinë e të cilëve e vumë këtë plan në veprim. Ndonëse rronim edhe hanim tok dhe kishim një zemër edhe një shpirt, me gjithë këtë asnjë nga këta nuk më kishte degjuar noj herë të zë në gojë atdhenë, lirinë dhe Krishtërimin, gjersa erdhi rasti në betejen e Nishit. “Lirine mund ta kishit fituar me trimërinë tuaj edhe me një tjetër çlirimtar, se Arbnisë nuk i mungojnë burrat, po ju pëlqeu ta prisni nga dora ime, ndonëse vonë, se kështu nofta deshi vete i madhi Zot. Se është me te vertete çudi që trima kryelartë si ju, të rritur në liri, duruat kaq kohë roberinë e barbarëve, duke pritur të më shikoni një ditë në kryen tuaj. Po vallë, si po mendoni ju vllazën, a e meritonj këtë titull të bukur të çlironjësit që kini mirërësinë të më jipni?
Lirinë nuk jua solla unë, po e gjeta këtu në mesin tuaj. Posa shkela këmbën këtu posa ma dëgjuat emrin, rrndët të gjithë e më dolët përpara, kush e kush me shpejt sikur të ishin ngritur nga varret atërit, vellezërit edhe bijtë tuaj, sikur të kishte zbritur nga qielli vetë Perëndia. Më pritët me aq dashuri dhe gëzim, me sualltë shërbime aq të çmuara dhe të panumërta sa më tepër ju robin tuaj, se sa unë të lirë ju. Këtë fortesë dhe këtë qytet nuk jua dhashë unë po ma dhuruat ju mua, armët nuk jua ngjesha unë, por ju gjeta të armatosur, lirinë e kishit kudo, në krahanor, në ballë, në shpatë dhe në shtat, si gardianë besnikë të emëruar prej tim eti, ju ma vutë mi krye këtë kunor, ju ma dhatë në dorë këtë shpatë, ju më bëtë kryezot të kësaj principate, të cilën ma kini ruajtur me aq besë, me aq kujdes edhe me aq mundime. Çonju tash me ndihmen e Zotit të gjithë bashkë ta çlirojmë arbninë. Kruja dhe krahinat e saj u fituan. Dibra dhe malësitë u bashkun me të. Armikut nuk i mbeti as emni as nishani në fushat tona. Ne me hir e me pahir, me dhelpni a me trimëri, ndonse garizonet qëndronin vetem në fortesa ne i morëm. Kam shumë shpresë ti marrim edhe këto megjithse kështjellat tona jane te forta e të vendosura mbi shkembinj të ashpër dhe të paafruarshme. Falë jush armiku ishte i rrethuar, i deshpèruar dhe nuk i kishin mbetur veçse muret e fortesave, disa prej të cilave nuk i kemi marrë akoma e për këto do te këshillohemi dhe do të perfundojmë një herë e mirë këtë punë. Kjo punë don mençuri e guxim sidomos kur të vëmë në vend me armët në dorë dhe armikun perpara, se sa tani për së largu dhe pa ditur se ç’kemi për ballë nuk mund ta rrugën e drejtë. Do tè nisim nga Petrela më parë, jo se kjo është më e lehtë për tu fituar, por se është një fortesë prej natyre dhe ka një garnizon më të fortë. Duke kenë më afër kryeqytetit edhe jam i shigurtë që lajmi i mirë i ngjarjeve të Krujës ka arritë atje dhe ua ka ngrirë gjakun armiqve. Të tmerruar nga trimëria juaj dhe nga shkatërrimi i garnizonit të Krujës, nofta do na e lëshojnë fortesrn me të mirë. Në mos po, do t’i shtrengojmë të na e japin me të keq.
Një gjë vetem duhet te kini ndër ment: Në mos e marçim Petrelën, asnje nga ne nuk duhet te kthehet prapë gjallë. Ngrejeni pra flamurin perpara dhe tregohuni burra si gjithnjë. Perendia ashtu, si deri tani edhe tash e mrapa do te na ndihmojë dhe do na nxierë fagebardhë. O burrani..brohoriti dhe të pranidhmit e përsëritën disaherë. Shqiptarët, të ndezur nga kjo fjalë, u nisën drejt Petrelës. Ishte dimër, malet ishin mbuluar me borë, dhe frynte nje veri i tërbuar, por ushtarët e Skenderbeut nuk donin t’ja dinin, se e kishin zemren të ngrohtë. Petrela, Petralba, Tornaci, dhe Stelushi u dhanë me konditen që garnizonet të liheshin të shkonin në Turqi. Vetëm garnizoni i Sfetigradit qëndroi i patundur kurse Moisiu i Dibrës u ngarkua ta bllokonte me nje ushteri prej 3.000 edhe ti shtrengonte turqit të dorzonin nga uritia e kryengritësve. Sfetigradi ra në duart e Shqiptarëve pas pak kohë luftimesh.
Kështu brenda një muaji Skenderbeu me luftëtarët e tij e çliroi të gjithë principaten atërore dhe të gjitha fortesat që kishte në juridiksionin e tij brenda pak kohesh. Vec kësaj Ai kaloi edhe përtej Drinit dhe aneksoi fushën e Mokrenës, midis Dibrës dhe Gostivarit, banorët e së cilës njihnin vetëm flamurin e Kastriotève prej shumë kohësh. Sa i takon kësaj të periudhe historike, Marin Barleti na thotë që në këtë kohë Skënfërbeu ishte gjithnjë në lëvizje e siper, sot këtu e nesër atje, dhe mezi flinte dy orë natën, pasi mbarvajtja e kryengritjes varej nga shpejtësia e lëvizjes, dhe çdo minutë vonimi mund ta vinte tërë punën në rrezik. U çlodh vetëm për Kshnella, të cilat i festoi në Krujë me një shkëlqim të veçantë lavdërimesh ndaj përkrahësve dhe falenderimesh ndaj Zotit për lirinë e fituar. Nata e Kshnellave u kalu me lutje ndaj Zotit për bekimin e armëve të tyre. Në këto ditë Kshnellash pikërisht kur Huniadi kapërcente grykat e Ballkanit, u pagëzu edhe Hamza Kastrioti, i biri i Stanishit, me disa shokë të tjerë, të ardhur nga fusha e Nishit. Me të gjitha këto nuk ishte bërë, veçse çapi i parè dhe tani duhej të shikonte a do të mundnin shqiptarët të organizoheshin dhe t’i përballonin turqit në vazhdim. Skëndërbeu e kuptonte shumë mirë rezikun e madh që kishte perpara. Nga ana tjatër dinte që nuk kishte kohen e mjaftueshme që të pregatitej deri në pranverë që përkonte me motmotin 1444.
Në këto kushte shumë delikate për ta patur situaten nën kontroll vendosi të therriste të gjithë krerët e Arbërisë në një Kuvend për të lidhur një aleancë dhe për të organizuar një ushtri të perbashkume për mprojtjen e trojeve arbnore.
Po ku ti therriste?
Nuk guxonte t’i ftonte në Krujë se nuk e dinte a do vinin të gjithë, sepse hija e armikut lëvizte si nata me pabesi. Dhe meqë nuk ishte e mundur të mblidheshin në kryeqytetin e Skenderbeut, nuk duhej mendje e thellë për ta kuptuar që nuk do të vinin as në kryeqytetin e nonje kryezoti tjetër.Për të mos i mbetur hatri askujt, vendosi ta thërrasë Kuvendin e Kapedanëve në Lesh, të cilin asokohe e kishte në zotërim Venetia. Nga ana tjetër, duke u mbajtur Kuvendi në Lesh, i bëhej qefi edhe Republikës Veneciane, perkrahja e së cilës ishte e domosdoshme. Kapedanët më të dëgjuar, që morën pjesē në Kuvendin e Leshit (Lezhës) ishin: -Gjergj Araniti i Kaninës. -Andrea Thopia, stërnipi i Karoll Thopise, kryezot i Skurisë, krahinëa midis Krujës edhe Durrësit, me dy të bijtë dhe me të nipin Tanush Thopia.
-Theodor Korona, kryezot i Beratit, me disa krerë të tjerë të Myzeqesë.
-Gjergj Stres Balsha, i nipi i Skenderbeut nga e motra Jella, kryezoti i Danjes.
-Pjeter Spani, kryezoti i Malësive të Shoshit edhe Shalës, me të katër të bijtë Leken, Bozdon, Oroshin dhe Markun.
-Lek Dushmani, kryezoti i Zadrines.
-Stetan Cernoviqi, kryezoti i Malit të Zi, i kunati i Skenderbeut, me të dy të bijtë, Gjergjin dhe Gjonin si dhe të tjerë kryezotër, kapedanë, dhe bajraktarë gegë e toskë.
Veç këtyre në Kuvendin e Leshit morën pjesë edhe perfaqsues të Republikës Veneciane si observatore për të shikuar mbarvajtjen e kuvendit.
Kuvendi i Leshit u mbajt në Kryekishën e Shënkollit në qender të Leshit me 1 te Marsit 1444.
Në këtë kuvend u arrit beslidhja mes prijësve si dhe u ndërmorën një sërë Ligjesh e marrveshjesh mes Kapedanëve ushtarak arbnor. Gjithashtu në këtë kuvend Skenderbeu u zgjodh njëzëri kryetar dhe kryekomandant i ushtrisë federale. Tè gjithë kryezotët u zotuan ta përkrahin në luftën kundër Sulltan Muradit II me para, me ushqime, dhe me ushtri. Vendimi nuk ishte një frazë e zbrazët, pasi Araniti i Kaninës proponoi që çdo kapedani t’i caktohej shuma e përmotshme që do të kontribuonte. Ai vetë e dha shëmbullin, duke caktuar shumën për veten e tij. Falë shembullit të tij edhe prijësit dhe Krerët e tjerë benë të njëjtën gja, kurse Krerët e vegjel, që nuk i jepnin dot aq para, u ngarkuan të dërgonin më tepër ushtarë. Në këtë pikë Pal Dukagjini proponoi të caktohej edhe numri i ushtarëve që do të jepte çdo kapedan, por pas shumë bisedimesh kjo çështje mbeti në pëlgimin e çdo kryezoti. Të ardhurat e përmotshme të Skënderbeut sipas shkrimeve të Barletit ishin rreth 200.000 dukata të arta nga pagesat e Kapedanëve aleatë, nga të ardhurat e principatës se Krujes, dhe nga kriporet e Shënkollit të Gurit afër Durrèsit.
Ushtria e Liges ishte afro 18.000 vetash (luftëtarë) gjysma kalorësi dhe gjysma kembsori. Tri të katertat e
këtyre ishin nga principata mëparshme e Skenderbeut, krutjanë, matjane, mirditorë dhe dibranë. Në mbarim të këtij Kuvendi u bë edhe një ceremoni fetare e veçantë
e shoqëruar me lutje për mbarvajtjen e Ligës (lidhjes). Pas mbarimit të Kuvendit Skëndërbeu u percoll nga nipat e tij dhe nga Pal Dukagjini deri në Kruje. Atje
e priste Moisiu i Dibrës e cili bashkë me luftëtarët e tij kishin fituar Sfetigradin me guxim e zgjuarsi. Kjo e gëzoi pa masë Skëndërbeun, lajm të cilin e vlersoi si një ogur të mirë si Kryezot i Ushtrisë së Aleancë të unifikuar në Kuvendit e Les’hit.