Kujdes se ju pret nje situat tencioni! / Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 15 mars 2022

381

Dashi: Ruani qetësinë për çdo përplasje që mund të keni me partnerin/partneren. Lajme pozitive vijnë nga ana e punës. Nëse keni ndjekur një projekt, konfirmimet për marrëveshjen mund të vijnë së shpejti.

Demi: Në dashuri, Hëna ju favorizon të mbani kontakte me personat që ju pëlqejnë ndërsa kanë nisur historitë e reja. Megjithatë, ju duhet të përballeni me disa përgjegjësi. Në punë mund të ketë ndryshime.

Binjakët: Sot keni dialog mjaft të mirë me partnerin/partneren. Marrëdhënie të mira të mundshme mund të keni me Gaforren. Në punë jeni të shqetësuar, por duhet të bëni përpjekje për t’u qetësuar.

Gaforrja: Sot do të jetë një ditë emocionuese në romancën tuaj. Në punë, nëse e keni pasur të vështirë, mos u ktheni pas.

Luani: Në dashuri ka pak paqartësi, por Hëna do të kthehet në shenjën tuaj. Në punë do ketë diskutime ndoshta për shkak të bonusit që keni kërkuar prej kohësh, por bëjeni javën e ardhshme.

Virgjëresha: Dashuria është pak e çuditshme, por do të keni ditë të këndshme nëse po jetoni një histori dashurie me Akrepin dhe Demin. Në punë situata përmirësohet dhe zgjidhja që prisni mund të vijë, edhe nëse mund të mos jetë plotësisht e kënaqshme.

Peshorja: Këtë fundjavë do të përjetoni momente emocionuese në dashuri. Falë yjeve, në punë premtohet dicka e re, por duhet të jeni të duruar dhe të prisni.

Akrepi: Falë ndikimit të Hënës, është dita juaj për të ‘rrëmbyer’ zemrën e personit që pëlqeni, ndaj shfrytëzojeni. Në punë duhet të reflektoni ndërsa një përgjigje e rëndësishme vjen mes datës 21 dhe 22.

Shigjetari: Aftësitë tuaja për të vepruar sot për një lidhje të mundshme dashurie janë të mira. Ndërsa në punë, duhet pak objektivitet.

Bricjapi: Shmangni diskutimet pasi në dashuri, hëna është në anën e kundërt. Në punë ndiheni pak të humbur dhe nuk dini cfarë të bëni.

Ujori: Dashuria është e mirë, por kujdes nga një keqkuptim i mundshëm. Në punë shtyni vendimet e rëndësishme pas datës 21.

Peshqit: Hëna e favorshme në dashuri, ndaj nëse jeni beqar, bëhuni gati për të nisur një histori të re. Në punë duhet të kapni momentin dhe të bëni plane për të ardhmen.