Pak ditë më parë në San Paolo, një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet braziliane. I arestuari është Shaqir (Hektor) Nikolli, një emër i njohur dhe për drejtësinë shqiptare, i cili kishte zgjedhur kryeqytetin brazilian për të jetuar, teksa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
Mediat braziliane shkruajnë se Policia Federale, nëpërmjet Përfaqësisë Rajonale të Interpolit në Sao Paulo, me bashkëpunimin e DIVECAR/DEIC të 2-të të Policisë Civile të São Paulo, zbuluan dhe arrestuan të mërkurën (20/10), një shtetas shqiptar i kërkuar, pjesëtar i një organizate kriminale të dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.
Shqiptari, tashmë i arrestuar ishte i dënuar me dhjetë vjet burg nga drejtësia franceze, teksa kërkohej edhe nga Maqedonia e Veriut.
Ndërkohë që në Shqipëri Nikolli, nga Dibra akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë grabitjes së një autobusi në vitin 1996. Në vitin 2002 ai u arrestua në Vjenë.