Kush paguhet më shumë Bora apo Arbana? Të dyja kanë super rrogë, por diferenca mes tyre është shumë e madhe

84

Skandali me të dhënat e qytetarëve që po qarkullon në “WhatsApp”, ku tregohen identiteti, kartat e identitetit, pozicioni i punës dhe paga përkatëse ka ngjallur kureshtje edhe për emrat e njohur të ekranit shqiptar.

Nga 73 mijë lekë të reja deri në 1 milion të reja janë pagat e personazheve të njohur të shoëbizz-it në këtë database. Nuk dihet se si kanë rrjedhur këto të dhëna, por Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka deklaruar se do të depozitojë një kallëzim penal në prokurori.

Arbana Osmani që drejton Big Brother VIP në Top Channel, sipas mediave në Shqipëri, paguhet rreth 8 mijë e 100 euro në muaj.

Ndërkohë Bora Zemani, emër tashmë i njohur për të gjithë shqiptarët, merr rreth 2 mijë e 600 euro për emisionin “Për’puthen” të cilin e drejton prej dy vitesh.

Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej personazheve më të njohur të showbizzit, duke zbuluar se sa marrin ata në muaj:

Ledion Liço 432,532.00, Marina Vjollca 390,026.00, Armina Mevlani 190,797.00, Salsano Rrapi 440, 400.00, Ermal Mamaqi 120,000, Amarda Toska 80,000.00, Arbana Osmani 986,927, Inis Gjoni 73,767

Bora Zemani 321,373.00, Luana Vjollca 542,710.00, Alketa Vejsiu 80,000.00, Donald Veshaj 30,475.00, Romeo Veshaj 30,475.00