Kuvendi i 11 dhjetorit/ Berisha del me njoftim për delegatët: Ja vendimet që do të merren!

74

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar të gjithë delegatët se më 11 dhjetor do të thirret tek Pallati i Kongreseve Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Berisha thekson se në Kuvend do miratohen ndryshimet statutore, do analizohen qëndrimet dhe aktet e kryetarit Basha ndaj parimeve dhe normave të statutit dhe forumeve, do ketë vendimarrje sipas ndryshmeve statutore, dhe do të thirret referendum për të miratuar vendimet e Kuvendit.

Berisha thotë se kompetencën për verifikimin e mandateve të delegatëve e ka vetëm Kuvendi dhe organizmat e tij. “Delegatët duhet të kenë me vete ID ose pasaport dhe mjet identifikimi”, thuhet në njoftim.

NJOFTIM

DREJTUAR: Te gjithe delegateve te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike

Ne vijim te njoftimit te bere ne dt 10.11.2021 para mediave dhe dje (dt 11.11.2021) ne Tv kombetar KLAN, dhe portalin www.syri.net rikonfirmojme per te gjithe delegatet njoftimin per thirrjen e Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike ne dt 11.12.2021 ora 10:00 tek Pallati I Kongreseve Tirane. Sipas nevojes, punimet e kuvendit mund te vazhdojne dhe ne date 12.12.2021.

Ky kuvend mblidhet ne baze te statutit te Partise Demokratike neni 43 pika 2, me kerkesen e 4200 delegateve te tij. Emrat dhe firmat e tyre jane depozituar ne zyren e z.Edi Paloka kryetar I Keshillit Kombetare te Partise Demokratike dhe mund te verifikohen nga kushdo brenda orarit zyrtar.

Kuvendi mblidhet me rend dite:

Në kushtet kur Partia Demokratike e Shqipërisë po përjeton krizën më të rëndë të identititetit dhe demokracisë së brendëshme që nga koha e themelimit të saj, për shkak të dështimeve në aksionin e saj politik dhe mosfunksionimit të forumeve të saj vendimarrëse, si dhe

– kur brenda Partisë Demokratike hapësirat e lirisë dhe të demokracisë po asgjësohen qëllimisht dita ditës,

– kur forca kryesore e opozitës në vend nuk arrin të përmbushë misionin e saj për të ndalur keqqeverisjen e vendit dhe për t’u kthyer në shpresë të qytetarëve dhe në alternativë serioze qeverisëse,

– kur rikthimi i ushtrimit të sovranitetit nga antarësia, brenda familjes tonë politike, është imperativ për t’i dhënë fund uzurpimit të partisë nga një grup njerzish me qëllime dhe agjenda tërësisht personale,

Me qëllim rikthimin në legjitimitet moral, politik dhe statutor të funksionimit të Partisë Demokratike, për t’a rikthyer atë në shpresë për njerzit e lirë të këtij vendi,

ne, një grup deputetësh, antarësh Kryesie, antarësh të Këshillit Kombëtar, kryetarë degësh, grupseksionesh, seksionesh, delegatë të organit më të lartë drejtues të Partisë, Kuvendit Kombëtar, në përputhje me parashikimet e nenit 43 pika 2 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, marrim përgjegjësinë statutore për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në datën 11 dhjetor 2021 ora 11.00, me rend dite si më poshtë:

– Miratimi i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/4 dhe 60 të Statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimarrjen në forumet e Partise Demokratike. Analiza e qëndrimeve dhe akteve të Kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave të statutit dhe ndaj forumeve të Partisë Demokratike

– Vendimarrje sipas ndryshimeve statutore të propozuara dhe thirrja e referendumit të antarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

– Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

– Të ndryshme

– Per ndryshimet statutore do diskutohet mbi bazen e propozimeve te anetareve te Kuvendit dhe Keshillit Kombetar qe do parashtrohen ne kete Kuvend

Kuvendi Kombëtar do të mbahet në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë.

Kompetencën për verifikimin e mandateve të delegatëve që thërrasin Kuvendin Kombëtar sipas statutit, si dhe të delegatëve që do të marrin pjesë në Kuvend, e ka drejtpërdejt dhe vetëm Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike nëpërmjet organizmave të tij.

Delegatet duhet te kene me vete ID ose pasaporte si mjet identifikimi

Firmetaret per mbledhjen e Kuvendi