Kuvendi nis punimet për vitin 2022, një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Presidentit të PE, David Sassoli

93

Parlamenti i Shqipërisë ka nisur punimet për vitin 2022 me një minutë  heshtje për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

“Sassoli ishte një politikan italian dhe evropian, një president evropian dhe një avokati i i integrimit të Shqipërisë në BE. Më 3 shkurt 2020 presidenti i PE erdhi në Tiranë dhe shprehur hapur mbështetjen e Shqipërisë në rrugëtimin e BE. Përveçse ka plotësuar rekomandimet Shqipëria mund të jetë një shembull për të tjerët,  prandaj ne kemi nevojë për Shqipërinë, theksoi Presidenti Sassoli. Ne humbëm një mik të madh, për të nderuar presidentin ju ftoj të mbani një minutë heshtje”, tha Nikolla në fjalën e saj.

Në rendin e ditës të publikuar në faqen e Kuvendit është vendosur vetëm një pikë, ajo e miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, mbajtur më 20 dhjetor si dhe një fjalë përshëndetëse e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Por ky sesion i ri parlamentar pritet të jetë i nxehtë dhe shoqërohet edhe me debate të forta politike mes palëve në Kuvend. Një nga çështjet më të debatueshme pritet të jenë ndryshimet kushtetuese për shtyrjen e mandatit të organeve të vetingut deri në fund të 2024.